Qeveria, kontratë me "trafikantin" e armëve
Henri Tomei, i hetuar për trafik armësh nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes, Amnesty International dhe qeveria zvicerane Armët në Kabul, kontrata u firmos nga i hetuari për trafik TIRANË- Ministria e Mbrojtjes dhe firma shtetërore MEICO kanë lidhur kontrata miliona- dollarëshe me një shtetas zviceran, mjaft të njohur në tregun botëror të armëve si “Zoti i Luftës”. I hetuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, i hetuar nga Amnesty International dhe nga shumë agjenci të huaja, ai është pranuar nga qeveria shqiptare si një njeri “i besuar” për të kryer tregtinë e municioneve shqiptare, në furnizim të ushtrisë amerikane në Afganistan. Nga dokumentet që “Shekulli” disponon, MEICO nuk ka firmosur një kontratë direkte me AEY, por me të ashtuquajturin Henri Tomei, edhe pse e kaluara e tij është shumë e dyshimtë. Shfaqja e Tomeit në skenë ka shkaktuar dyfishimin e çmimit të municionit, pasi sipas kontratave me MEICO-n, Tomei e blinte një arkë fishekësh me 22 dollarë dhe ia shiste AEY-së me 40 dollarë. Emri i tij është shfaqur pothuajse në të gjitha skandalet botërore të trafikut të armëve, por kjo duket se nuk e ka shqetësuar aspak qeverinë shqiptare, që vazhdon të ngulmojë se kontrata me amerikanët është e rregullt.***Henri Tomei, i cili njihet edhe me emrin Heinrich Thomet, është shfaqur fillimisht në skenën shqiptare si përfaqësues i firmës “EVDIN LTD” me qendër në zonën off-shore të Qipros . Ai njihet edhe si përfaqësues, themelues dhe pronar i firmës zvicerane “Brugger & Thomet” si dhe firmës “AG BG International” por në shumë raste të tjera, ai njihet si aksioner kryesor i një sërë firmash të implikuara në trafikuin e armëve në vendet në konflikt dhe nën embargon e OKB-së.Vite më parë, organizma të ndryshme ndërkombëtare kanë nisur hetimet për këtë njeri dhe kanë zbuluar dhjetëra afera të dyshimta të trafikut të armëve dhe municioneve. Hetimet e para kanë nisur nga vetë NATO, e cila ka qenë shumë e interesuar në verifikimin e municioneve që kishin në përdorim vendet ish-Sovjetike, të cilat do të bëheshin së shpejti pjesë e aleancës. Nga kjo u zbulua se në vitet e para pas rënies së regjimit sovjetik, një numër tepër i madh armësh të vjetra, kryesisht armë të lehta kishin përfunduar në tregun e zi dhe tregtia ishte bërë nga vetë ish- oficerët e këtyre vendeve. Në atë kohë, kallashnikovët rusë mund të bliheshin me çmime qesharake tek të gjithë shitësit e armëve të tregut të zi. Në këto kohë shfaqet edhe një raport i Amnesty International, që tregonte nisjen e trafikut menjëherë pas përfundimit të “Luftës së Ftohtë”. Ai kryhej nëpërmjet kontraktorëve privatë, që transportonin mijëra tonë armë dhe pajisje të tjera ushtarake në të gjithë botën. ***
Më pas trafiku u përqendrua në vendet e Ballkanit dhe kryesisht në zonën e Serbisë dhe Malit të Zi. Në këtë pikë shfaqet hapur Henri Tomei dhe firmat e tij, fantazma të trafikut të armëve. Ai ishte tepër i interesuar në trafikun e armëve sepse sapo kishte nisur konflikti në Irak dhe Afganistan. Hetimet ndërkombëtare zbuluan se Henri Tomei ishte një pjesë thelbësore e trafikut që niste nga këto dy vende dhe përfundonte në Irak e Afganistan. Fillimisht u zbulua emri i një firme izraelite të quajtur “Talon” me bazë në tel Aviv. Ajo luante një rol shumë thelbësor në trafikun e armëve nga Serbia në Lindjen e Mesme. Ajo kishte lidhje edhe në Malin e Zi. Zyrtarisht ministritë e këtyre dy vendeve deklaruan se ky ishte pjesë e një programi për prokurimin e armëve për në Irak. Pronari i firmës “Talon” është Major Shmuel Avivi, (kjo e dhënë është marrë nga Dhoma e Tregtisë së Izraelit). Por vetë Avivi mohoi të kishte lidhje me këtë çështje. Hetimet e vetë palës izraelite zbuluan se zoti Avivi vepronte me një firmë zvicerane dhe kishte si partner një person të quajtur Henri. Në vendin e tij ai quhej Heinrich Thomet, i cili ishte aksioner në të paktën dy kompani të shitjes së armëve, “Brugger & Thomet AG” dhe “BT International Ltd”. Vetë ai pranoi të kishte punuar me raste me zotin Shmuel Avivi dhe se kompanitë e tij nuk po kryenin ndonjë shërbim për Irakun apo Afganistanin. Sipas tij, ato po punonin vetëm për qeverinë amerikane. Hetimet kanë nxjerrë edhe kompani të tjera të aplikuara në këtë trafik. E përbashkëta e të gjithë trafikantëve të armëve është se ata përdorin nga dy emra, njërin zyrtar, të cilin ua kanë vënë kur kanë lindur dhe emrin tjetër me të cilin firmosin në dokumente. Në përfundim të hetimeve në lidhje me çështjen e armëve të nisura nga Serbia në Irak dhe Afganistan është zbuluar një shifër e frikshme e trafikut. “Është e pabesueshme që askush nuk di ku ndodhen 200 mijë pushkë sulmi. Nëse këto armë kanë humbur është e tmerrshme”,- ka deklaruar në atë kohë zëdhënësi i Amnesty, Mike Blakemore. Por kontrollorët e trafikut nuk kanë asnjë regjistër të fluturimeve që supozohet të jenë bërë në vitet 2004- 2005. Zyrtarisht ata nuk kishin marrë armë nga vendet e Ballkanit por është pranuar se armët kanë mbërritur nëpërmjet kontraktorëve të ndryshëm, një prej të cilëve ishte padyshim edhe kontraktori i Ministrisë sonë të Mbrojtjes, “Zoti i Luftës” Henri Tomei.Kompanitë e krijuara nga zviceriani i përngjajnë “matrioshkave” ruse Qeveria e Zvicrës, hetimi për Tomei Henri Tomei është hetuar edhe Qeveria Federale e Zvicrës. Ajo ka rënë në gjurmë të trafikut dhe është pyetur disa herë nga hetuesit e ndryshëm në lidhje me implikimin e shtetasit zviceran, të njohur aty me emrin Heinrich Thomet dhe për dërgimin e tij me anë të firmës “Talon” të armëve të ndryshme në Irak dhe Afganistan. Prejardhja e këtyre armëve ishte Serbia dhe Mali i Zi. Pas hetimit, Qeveria Federale e Zvicrës ka shpjeguar se shoqëria“BT International” me seli Bernë ka informuar se në vitin 2004 ka krijuar një tjetër shoqëri. Kjo shoqëri është krijuar nga Heinrich Thomet dhe një tjetër shtetas zviceran. Ajo quhet “Talon Ltd” dhe ka selinë në Izrael. Pra me anë të këtij pohimi konfirmohet se edhe shoqëria “izraelite” “Talon Ltd” është në pronësi të Heinrich Thomet. Ai nuk është një aksioner i thjeshtë, pasi zotëron 70 për qind të kësaj firme dhe aktiviteti i saj është tregtia e armëve dhe impianteve të sigurisë. Vetë Heinrich Thomet ka shpjeguar për qeverinë zvicerane se ka krijuar shoqërinë izraelite me shpresën se me anë të saj do të ketë më shumë akses në tregun amerikan. “Nga tetori i vitit 2005 është marrë në punë ish- zyrtari i ushtrisë Shmuel Avivi dhe ai është në rolin e drejtorit të shoqërisë”,- thuhet në përgjigjen e qeverisë zvicerane të asaj kohe. Por shtypi izraelit ka pohuar se shumë shpejt do të hapet një hetim ushtarak në lidhje me aktivitetin e tij ushtarak. Zyrtarisht autoritetet zvicerane nuk dinë nëse shoqëria “Talon Ltd.” ka dërguar apo jo armë në Irak ose Afganistan, të cilat kishin prejardhje Serbinë dhe Malin e Zi. E.Janina “EVDIN”-i i Qipros pas TomeiRoli i sekserit “EVDIN LTD” me seli në Qipro dhe me pronar Heinrich Thomet duket fantazëm dhe tepër i dyshimtë. Ajo ka hyrë në marrëveshje me qeverinë shqiptare duke bërë një rritje tepër të madhe të çmimit origjinal të municioneve ushtarake që ishin të destinuara për ushtrinë amerikanë në Irak dhe Afganistan. Çmimi fillestar i produktit ishte 22 dollarë amerikanë, por me ndërhyrjen e “EVDIN LTD” si ndërmjetës, çmimi u rrit duke arritur 40 dollarë amerikanë. Pra vetëm ndërhyrja e tij dhe tarifa e “sekserllëkut” ka kushtuar 18 dollarë. Vetë Kosta Trebicka pranoi se Devirolit i ishte kërkuar nga Delijorgji të bënin një kontratë të re, por me një çmim prej 18 dollarësh më shumë, çka lë të kuptohet se edhe firma qipriote ishte kopertura për të justifikuar çmimin e fryrë dhe përfitimet e paligjshme të personave të tretë, jo palë në kontratë. E.JFANTAZMAFirma me 20 punonjës e TomeiBrügger & Thomet AG (B&T) është krijuar në vitin 1991 nga Karl Brügger dhe Mr. Heinrich Thomet. Ajo është një firmë e licencuar nga qeveria zvicerane të tregtojë dhe prodhojë të gjitha kategoritë e materialeve të luftës që përfshin armët e vogla, aksesorë dhe municione. Zyrat qendrore të firmës janë në Thun të Zvicrës. Ajo është e përfshirë në marrëveshje të ndryshme me firmat Armor Holdings, Aimpoint AB, Heckler & Koch GmbH, Armament Systems and Procedures, Inc., Surefire, Michaels of Oregon, Simunition, Inc. Produkti kryesor i firmës është silenciatori. Edhe pse emri i saj del në dhjetëra raste të trafikut të arnëve, zyrtarisht firma ka vetëm 20 punonjës. Nga këto 14 janë teknikë dhe të tjerët specialistë tregtie. E.J RAPORTIAI: Firma e Tomei, tregti ilegale armëshNjë tjetër hetim ku implikohet Heinrich Thomet është një raport i Amnesty International për tregtinë e armëve. Këtë herë bëhet fjalë për Afrikën dhe jo më Irakun ose Afganistanin. Në këtë raport ka një kapitull të veçantë për tregtarët nga Kroacia, Zvicra dhe Britania e Madhe. Firma që ka bërë trafikun në këtë rast është “Taos”. Nënkontraktori i hetuar nga Amnesty International për këtë rast është Marius Joray Ëaffen, edhe ai shtetas zviceran. Ai zyrtarisht ka një dyqan të vogël armësh në kufirin mes Zvicrës dhe Gjermanisë. Ky dyqan i vogël në dukje por me një numër tepër të madh armësh të shitura është në listën e distributorëve të “Brugger & Thomet”, firmës së madhe zvicerane me pronar Heinrich Thomet. Ky i fundit rezulton i implikuar në një kontratë që ka të bëjë me firmë “Taos”. Kjo firmë ka një kontratë të rregullt për të prokuruar armë për qeverinë amerikane, si në shumicën e rasteve kontrata është e rregullt por mënyra e gjetjes së armëve është tepër e dyshimtë. Në këtë rast ata kanë marrë një numër tepër të madh armësh në Bosnje. “Këto armë duheshin shkatërruar ose shitur”, ka qenë reagimi zyrtar i firmës në lidhje me prejardhjen e armëve. Por më pas, Joray ka pranuar se është përfshirë në mënyrë “indirekte” në nisjen e armëve në mënyrë ilegale. Ai nuk ka dhënë detaje të tjera. Për këtë hetim Amnesty International ka pasur fotografi që tregonin nisjen e dyshimtë të armëve. E.J Heinrich Thomet, “arkitekt” i firmave fantazmë dhe i njohur në shumë vende për trafik ilegal armësh e municionesh “Zoti i Luftës”, trafik tek vendet nën embargoTIRANË- Tregtia e ligjshme, por edhe trafiku i armëve nga Heinrich Thomet drejt vendeve në konflikt ka nisur shumë vite më parë, duke i dhënë atij pseudonimin“Zot i Luftës”. Kolegët e tij, tregtarët e vegjël të armëve janë habitur nga aftësia e tij dhe e një firme me vetëm 20 punëtorë, për të dërguar armë në çdo vend të botës. Nuk kishte rëndësi nëse askush tjetër nuk mund të dërgonte armë në atë vend. Nuk kishte rëndësi nëse trafiku i armëve me atë vend ishte i paligjshëm e nën embargo. Mjaftonte të kishte kërkesë dhe ofertë për armë... Heinrich Thomet shfaqej gjithmonë me një zgjidhje për të gjithë. Hetimi i parë për këtë firmë ka nisur në Britani. Në atë kohë, Britania ishte e dyshuar për shitjen e armëve për vendet në konflikt. Shumë firma britanike u shisnin armët e tyre kompanive të huaja, të cilat në mënyrë indirekte kryenin trafikun ilegal. Në këtë mënyrë shmangeshin të gjitha ligjet ndërkombëtare që ndalonin trafikun e armëve. Të dhënat e para tregonin se armët kishin përfunduar në Pakistan, Iran apo vende të tjera të ndaluara. Disa gazetarë nisën të bënin një provë duke pohuan në internet se kishin një sasi të madhe armësh për ti shitur, por nuk kishin asnjë mundësi që ti dërgonin në vendet në konflikt. Prova e parë u bë me Zimbabven, një vend tek i cili Britania nuk mund të shiste armë. Në listën e firmave që mund të bënin dërgimin e armëve u gjend edhe “Brugger & Thomet”.Firma zvicerane ashtu si edhe të gjitha firmat e tjera të botës nuk mund të shisnin armë në këtë vend për shkak të embargos.***
Armët u gjetën, automatikë MP5 me një çmim 550 dollarë copa. E para që iu përgjigj kërkesës ishte qeveria e Iranit, por ajo kërkonte një çmimi prej 300 dollarësh për secilën armë. Situata nisi të bëhej edhe më e çuditshme pasi firma të ndryshme ofroheshin për të bërë tregtinë e më pas tërhiqeshin. Por kur gjithça dukej se po shkonte keq u shfaq “Brugger & Thomet”, e cila i delegoi tek një agjent i tyre në Finlandë. Pas një telefonate të bërë tek agjenti, një njeri i quajtu Olli Salo, u tregua i gatshëm për të dërguar armë si në Algjeri ashtu edhe në Zimbabve. “Doni të dërgoni armë në Algjeri? Nuk ka asnjë problem”,- ishte përgjigjja e Salo. Më pas ai u pyet, po në Zimbabve a mund të dërgojmë armë? “Nuk ka asnjë problem, edhe atje”,- ishte përgjigjja e radhës. Atij iu shpjegua se për të kryer këtë veprim nevojitej një leje nga vendi që do blinte armët dhe një licencë nga vendi që i shiste ato. Dhe përgjigjja ishte: Të vetmet letra që na duhen është një leje pune nga vendi që do të marrë armët. Vetëm kaq duhet...”. Për të konfirmuar këtë është bërë një tjetër telefonatë në firmën “Brugger & Thomet”. Përgjigjja ishte: “Ai është një partneri ynë. Është më shumë si zyra jonë në Finlandë. Nëse doni, vazhdojmë. Ai është agenti ynë për shumë gjëra dhe me të puna na ka shkuar shumë qetësisht”.***
Telefonata daton 25 prill 2002 dhe është bërë me Heinrich Thomet. Më pas ai dhe agjenti i tij kanë shpjeguar se armët do të vinin nga Gjermania dhe Zvicra, por në letra do të thuhej se ishin nga ndonjë vend tjetër pasi këto dy vende nuk mund të bënin tregti armësh. “Duhet të jetë sikur armët nisen nga një vend jashtë Bashkimit Evropian sepse nëse janë brenda BE-së, atëherë ne na duhet një licencë. Kjo është hileja. Ne nuk na nevojitet një licencë eksportimi sepse nuk do të quhet aspak eksport”,- ishte shpjegimi i Heinrich Thomet. Në këtë mënyrë është bërë nisja e armëve drejt Finlandës, por më pas destinacioni i tyre ndryshonte dhe kthehej në Zimbabve. Ditën e paracaktuar për nisjen e armëve gazetarët i kanë treguar Olli Salos të vërtetën dhe përgjigjja e tij ishte shumë e thjeshtë: “Unë e dija çfarë ishit ju dhe po bëja shaka. Sigurisht që ju nevojiten të gjitha dokumentet për të bërë eksportim armësh”. Por kur telefonata iu bë Heinrich Thomet, ai menjëherë mbylli telefonin dhe nuk u përgjigj më.