E-Miqësia

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Estonisë, Kryeministri Hashim Thaçi është pritur të martën nga homologu i tij, Kryeministri Andrus Ansip, me të cilin është pajtuar që të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve.
Kryeministri Thaçi është pritur edhe nga Presidenti Toomas Hendrik Ilves, Kryetarja e Parlamentit, Ene Ergma dhe nga Kryesuesi i Grupit të Miqësisë Estoni-Kosovë, Hannes Astok.
Estonia dhe Kosova do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e e-qeverisjes, të arsimit, të bujqësisë, të tregtisë dhe industrisë dhe në fusha të tjera me interes.
“Kryeministri Ansip i siguroi Kryeministrit Thaçi përkrahjen e Qeverisë së Estonisë për Qeverinë e Kosovës në fushën e Integrimit Europian, si dhe përkrahjen për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare”, thuhet në një kumtesë nga Kryeministria e Kosovës.
Kryeministri Hashim Thaçi ka prezantuar të arriturat dhe sfidat e Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë.
“Qeveria e Republikës së Kosovë është thellësisht e përkushtuar për fuqizimin e qeverisjes së mirë, efektive dhe transparente, sundimin e rendit dhe ligjit, respektimin afirmativ të komuniteteve, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe luftën e pakompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”, citohet të ketë thënë Thaçi, në takim me Kryeministrin Ansip.
Kreu i Qeverisë estoneze ka theksuar se vendi i tij mbështet fuqishëm integrimin e Kosovës në Bashkimin Europian dhe në NATO, duke potencuar se Republika e Kosovës është pjesë e familjes europiane.
Edhe në takimet me Presidentin estonez, Toomas Hendrik Ilves dhe Kryeparlamentaren Ene Ergma, Kryeministrit Thaçi i është premtuar vazhdimi i mbështetjes së institucioneve të shtetit të Estonisë për të gjitha proceset zhvillimore në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin estonez, Talin, Kryeministri Thaçi ka zhvilluar një drekë pune edhe me Kryesuesin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Estoni-Kosovë në Parlamentin e Estonisë, Hannes Astok. Në takim, Kryeministri Thaçi ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe të gjitha institucionet e Kosovës për Astok dhe ka vlerësuar se puna dhe përkushtimi i Grupit të Miqësisë Estoni-Kosovë, dëshmon më së miri për nivelin e lartë të bashkëpunimit mes të dyja vendeve, bashkëpunim ky që do të avancohet edhe më shumë.
Kryeministri Thaçi ka udhëtuar në Estoni me katër anëtarë të kabinetit qeveritar: Enver Hoxhaj, Arsim Bajrami, Idriz Vehapi dhe Lutfi Zharku.