Kërcënon Tahiri
Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP) ka paralajmëruar partitë politike se nuk do të mund të hyjnë në garë për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Istogut, pa paguar gjobat që u janë shqiptuar gjatë procesit të fundit zgjedhor.
KZAP’ja u ka shqiptuar gjoba për shkelje partive politike gjatë dhe pas fushatës nga 200 deri në 70 000 mijë euro.
“Asnjë subjekt politik që nuk ka paguar gjobat e shqiptuara për shkelje, nuk do të mund të certifikohet për zgjedhjet komunale në Istog. Deri më tani, asnjë subjekt nuk ka paguar gjobën dhe përveç që nuk do të mund të certifikohen partitë që nuk kanë respektuar afatet ligjore për pagesa, do të kenë ndëshkime shtesë”, deklaroi Kryetari i KZAP’së, Tahir Rrecaj, për Radio Kosovën.
Nga gjobat e shqiptuara, PDK’ja ka 65 mijë euro, LDK’ja 34 mijë euro, AAK’ja 13 mijë euro, AKR’ja 10 mijë dhe LDD’ja 9 mijë euro.