Tallen me Balicin

Kërkesa e Grupit për Integrim për përfshirje në Qeverinë e Kosovës është përqeshur të martën nga deputetët Slobodan Petrovic nga Grupi Parlamentar SLS dhe Xhezair Murati nga Grupi 7 Plus.
Petrovic, që është pjesë e koalicionit qeveritar, ka thënë për Express se ky grup nuk përfaqëson komunitetet e Kosovës, përderisa deputeti Xhezair Murati e quan joserioze, duke e lidhur me personalitetin e Numan Balicit që është Kryetar i Grupit për Integrim.
“Ky është marketing i Numanit. Ai gjithmonë e imagjinon ndonjë tregim që të tërheqë vëmendjen. Si mund të jetë Ministër njeriu që ka votuar kundër Pakos së Ahtiisaarit, ndërsa nga kjo pako ka dalë Deklarata e Pavarësisë”, ka thënë Murati, për Express.
Ai e ka quajtur joserioze dhe jokonstruktive kërkesën e Grupit për Integrim, duke thënë se Koalicioni Vakat është ai që ka fituar zgjedhjet, e jo SDA e Balicit.
“Kush është Numan Balici që ta fitojë atë ministri, kur ne Koalicioni Vakat jemi fitues të zgjedhjeve brenda komunitetit boshnjak. Nëse është dikush që duhet ta marrë atë ministri, atëherë jemi ne”, ka thënë ai.
Slobodan Petrovic nga Grupi Parlamentar SLS nga radhët e së cilës janë dy Ministrat Rasic në Qeverinë Kosovës, e ka quajtur tallje kërkesën e Grupit për Integrim.
“Mendoj se më së miri këtë e kanë thënë qytetarët në zgjedhjet lokale, pasi që ato 5 parti së basku kanë marrë 300 vota. Ky është treguesi më i mirë. Kjo është tallje, kjo është qesharake”, ka thënë ai për gazetën.
Ai është i bindur se Grupi për Integrim nuk mund t’i marrë ministritë e kërkuara.
“Kjo mund të bëhet vetëm në një qeveri private. Secili mund të kërkojë, por kjo është joserioze”, ka thënë Petrovic.
Numan Balic është Kryetar i Grupit për Integrim - partner me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai ka deklaruar për Express se është takuar me Kryeministrin Thaçi, të cilit i ka kërkuar përfshirjen në Qeveri, duke marrë dy ministri- atë të Shëndetësisë dhe të Komuniteteve. Balic ka kërkuar që të udhëheqë me Ministrinë e Shëndetësisë. Kjo kërkesë është konfirmuar edhe nga Zëvendëskryeministri Kuçi.
Deputeti Murati ka thënë se shpreson që Kryeministri nuk do të marrë parasysh këto kërkesa, përndryshe ai ka kërcënuar me largim nga koalicioni qeverisës.
“Ne me siguri se do të tërhiqemi nga Qeveria, pra nga koalicioni Vakat, që është pjesë e shumicës në Kuvend”, ka thënë ai.
Murati dhe deputeti tjetër nga radhët e koalicionit VAKAT kanë akuzuar ditë më parë Presidentin e Kosovës se në Këshillin Konsultativ për Komunitete ka emëruar njerëz të Grupit për Integrim, për të cilët kanë thënë se nuk janë përfaqësues të komuniteteve, pasi nuk kanë fituar vota të mjaftueshme. Ata kanë thënë se Presidenti e ka bërë këtë për shkak të partneritetit të Grupit për Integrim me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Por mundësia që Grupi për Integrim të përfshihet në Qeveri nuk duket reale.