E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qafë Gjashta, arrestohet në Greqi Mikel Këndezi

ATHINE-Mikel Këndezi, i fundit i te akuzuarve nga drejtesia shqiptare si pjesemarres ne masakren e Qafë Gjashtës, në vitin 1997 eshte arrestuar mengjesin e sotem nga policia greke.

Mediat greke, duke iu referuar policise kane bere me dije se Kendezi mbahej ne vezhgim dhe ne momentin e prangosjes, nuk beri rezistence. Ai u ndalua ne qender te Athines dhe ne operacion moren pjese Agjentet e Krimeve te Renda te Drejtorise se policise se kryeqytetit grek.

Dyshimet se ai ishte ne Greqi bene qe te hetohej ne kete drejtim dhe adresa e tij mesohet se  u ishte dhene policise greke prej homologeve shqiptare, te cilet kishin kohe qe po detajonin planin per arrestimin e tij.

Kendezi do te ekstradohet tashme per llogari te drejtesise sone dhe me kete hap, i jepet fund hetimit per Masakren e Qafe Gjashtes .

Ai eshte denuar ne mungese nga Gjykata e Krimeve te Renda me 15 vjet burg, qe tashme pritet t’i vuaje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›