E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padia e PS-së, Prokuroria: Jo hetim ndaj Ristanit

Prokuroia vendosë të mos nisë procedim penal për kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Arben Ristanin në lidhje me padinë e bërë nga PS-ja që ka të bëjë me numërimin e votave në kutinë e gabuar për bashkinë e Tiranës. Grupi i prokurorëve të organit të akuzës së Tiranës kanë vendoSur mosfillimin e çështjes me një arsyetim mjaft të thjeshtë dhe konçiz sepse Kolegji zgjedhor në vendimin e dhënë ditën e premte nuk ka gjetur asnjë shkelje në veprimet që ka kryer kryetari Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për numërimin e votave në kutinë e gabuar. Burime nga Prokuroria bënë me dije se pas dhënies së këtij vendimi nga gjykata, organi i akuzës nuk mund të dalë mbi këtë organ dhe për këtë arsye ky kallëzim do të shkojë drejt pushimit. Padia e cila është dorëzuar në 20 maj ka të bëjë me ecurinë e procesit të zgjedhjeve, që prej numërimit të kutisë së fundit, e cilësuar kjo si një skemë për të manipuluar rezultatin përfundimtar të Tiranës. Gjithashtu në këtë kallëzim janë cituar nenet 117 dhe 118 të Kodit Zgjedhor, sipas së cilave votat e hedhura në kutitë e gabuara janë cilësuar si të pavlefshme, deri në daljen e rezultatit paraprak për Tiranën. Më tej, numëruesit dhe anëtarët e KZAZ-ve, të propozuar nga Koalicioni për Qytetarin, ndryshuan qëndrimin, duke i konsideruar votat e pavlefshme si "të kontestuara". Kjo sipas Partisë Socialishte është shkelje e ligjit e cila e ka dërguar veprimin e kryetarit të KQZ-së, në Prokurori. Por menëjhërë pas vendimit që ka dhënë Kolegji duke e cilësuar vendimin e marrë nga KQZ si të vlefshëm atëherë për këtë kallëzim nuk nis procedim. Ndërsa për kallëzimin tjetër të bërë për më shumë fletë votimi të hedhura në kuti se votues, burime nga prokuroria bënë me dije se prokurorët po hetojnë dhe se çdo gjë ka kohën e saj të hetimit dhe të verifikimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›