E ardhmja e Kosovës integrimi në BE

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është pritur nga kryetari i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në mes dy vendeve dhe për zhvillimet politike në rajon.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Qeveria e Kosovës, në takim janë vlerësuar lartë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Kroacisë dhe është shprehur gatishmëri për thellimin e këtyre marrëdhënieve në fushat me interes të përbashkët.
“E ardhmja e Kosovës dhe të gjitha vendeve të rajonit është e ardhmja e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe në këtë rrugë duhet të ndërtojmë partneritet dhe bashkëpunim të gjithanshëm”, ka thënë Thaçi.