E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja e saj është vërtet e shndritshme (FOTO)

Share

Shfaqja e saj në panelin e gjyqtarëve të X Factor në Britani mund të jetë e përkohshme, por Rita Ora po sigurohet që të bëjë sa më shumë përshtypje. Kosovarja kishte zgjedhur një kostum ngjyrë portokalli për të qenë në krah të Tulisas-s, Louis Walsh dhe Gary Barlow në ditën e dytë të audicioneve në O2 Arena në Londër.

Pas suksesit të saj të hënën në panel, ajo u ftua sërish sot, por ishte e pranishme vetëm për gjysëm dite pasi në mbrëmje do të këndonte në një koncert të Coldplay në Coventry.

Pasi mbaroi punë tek audicionet në X Factor, ajo i hipi një avioni privat dhe u nis për në koncert.

Prania e Ritës në panelin e gjyqtarëve të X Factor ka shkaktuar debat për shkak se ajo është një këngëtare shumë e re vetë dhe sapo ka hyrë në klasifikime. Por gjyqtarët e tjerë kanë mbrojtur vendimin duke thënë se ajo është një këngëtare e madhe. Rita Ora ka postuar Geri Halliwell nga paneli.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›