E Diel, 1 Nëntor 2026

Lagarde akuzon grekët se spaguajnë taksa, por spaguan vetë

Share

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde kritikoi ashpër grekët në një intervistë, duke thënë se ata duhet të paguajnë taksat. Intervista e saj shkaktoi shumë zemërim në Greqi.

Por tani është bërë e ditur se ajo vetë nuk paguan taksë për pagën e saj prej 373 mijë euro në vit. Për më tepër, ajo merr çdo vit një paketë shtesë në pagën e saj prej 65 mijë euro, e cila sërish nuk taksohet.

Ajo paguhet më shumë se Barack Obama që merr rreth 320 mijë euro në vit dhe David Cameron, që merr rreth 177 mijë euro në vit. Por të dy paguajnë taksa.

Lagarde nuk paguan taksa njësoj si organizatat e tjera ndërkombëtare si OKB, ku punonjësit lehtësohen nga taksat. Kjo vjen sipas nenit 34 të Konventës së Vjenës, ku thuhet se agjentët diplomatikë janë të përjashtuar nga të gjitha detyrimet dhe taksat.

Rroga e Lagarde rritet çdo vit në korrik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›