E ardhmja kritike. Papandreu 8 ore me kabinetin

Kryeministri grek George Papandreu i tha kabinetit të tij se mbetej vendimtar sigurimni i një plani të ri ndërkombëtar. Një takim maratonë informal, por që zgjati më shumë se tetë orë për të diskutuar mbi një paketë të re të reformave që duhet të miratohet në parlament filloi atë që kryeministri grek nuk nguroi ta quajë javë pasioni.
Nervozizmi sa vjen e rritet brenda partisë së Papandreut për pasojat e reduktimit të shpenzimeve në bazë të marrëveshjeve të njëpasnjëshme me Bashkimin Evropian dhe FMN. Ministrat e qeverisë nuk dhanë asnjë koment pasi u larguan nga takimi natën vonë, por sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e kryeministrit, Papandreu u tha ministrave të tij: "Vendimet tona dhe qëndrimi ynë sot do të vendosin të ardhmen e vendit tonë, pasi negociatat me partnerët tanë nuk janë mbyllur. Ditët dhe javët në vijim janë kritike".
Kjo është faza e parë e përpjekjes për ta kthyer planin e hartuar në bashkëpunim me BE dhe FMN në ligj, pavarësisht nga shenjat e mosaprovimit edhe brenda partisë në pushtet.
Papandreu do të paraqesë planin para këshillit politik të partisë socialiste PASOK, para se qeveria ta dërgojë atë në parlament. Papandreu i tha kabinetit të tij se ai ishte i hapur për idenë e një referendumi për të siguruar konsensus të gjerë të mundshëm dhe do t’i kërkojë ministrit të tij të brendshëm për të studiuar e legjislacionin për një veprim të tillë.
Sondazhet e opinionit tregojnë një shumicë e madhe e grekëve i kundërshtojnë fuqishëm masat. Një referendum do të refuzonte masat e planifikuara, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme, një opsion që vetë Papandreu e ka përjashtuar.
Huadhënësit ndërkombëtarë thonë se për paketën e re të kreditimit që do të zëvendësojë një marrëveshje 110 miliardë euro për të cilën është rënë dakord vetëm një vit më parë, Athina duhet të mbajë premtimet për kursime të mëtejshme e privatizim të përshpejtuar.
Komisioneri i Çështjeve Ekonomike Evropiane, Olli Rehn dhe kryetari i Eurogrupit, Zhan-Klod Junker, i thanë komisionit ekonomik të Parlamentit Europian, se do të mbështesin Greqinë, por edhe Athina është e nevojshme të punojë më shumë për arritjen e objektivave fiskale dhe forcimin e konsensusit kombëtar.