E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezolute ndaj Sirise. Juppe shte koha te veprohet

Represion i brutal i regjimit të Bashar al Asad mund të përfundojnë për diskutim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara megjithë kundërshtimin e Rusisë. Franca është e gatshme t’i kërkojë Këshillit  të Sigurimit të votojë mbi një projekt-rezolutë që dënon Sirinë për goditjen brutale pavarësisht se moska kërcënon të përdorë veton në një rast ët tillë. Lajmin e bëri të ditur ministri i jashtëm francez Alain Juppe. Juppe deklaroi se presidenti sirian Bashar al-Assad ka humbur legjitimitetin e tij për të sunduar dhe se ishte koha që Këshilli i Sigurimit të bënte të njohur qëndrimin e tij.

"Situata është shumë e qartë. Në Siri, procesi i reformës është i vdekur dhe ne mendojmë se Bashar e ka humbur legjitimitetin e tij për qeverisjen e vendit. Rusia do të vërë veton ndaj çdo ndoshta rezolutë për Sirinë, madje edhe një të butë, siç është teksti që ne jemi duke propozuar me britanikët dhe amerikanët. Pra, çfarë duhet të bëjmë? Kjo është një pikë që diskutova me Hillary Clinton. Ne mendojmë se të gjithë së bashku, që tani ne duhet të ecim përpara dhe të qarkullojmë këtë projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit“- deklaroi ministri i jashtëm francez.

Komentet Juppe vijnë pas qëndrimit të bërë të ditur nga Rusia dhe Kina, anëtare me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të cilat muajin e kaluar ngritën shqetësime në lidhje me projekt/rezolutën që dënonte shtypjen e përgjakshme të Sirisë kundër protestuesve anti-qeveritare.

Të hënën, televizioni shtetëror sirian bëri të ditur se më shumë se 120 ushtarë dhe policë ishte vrarë në përleshjet me forcat anti-qeveritare. Persona të armatosur kanë kryer masakër, thonë këto burime. Në anën tjetër, televizioni Al-Arabija njofton se trupat qeveritare kanë qëlluar me tanke dhe granate kundër civilëve. Burime të pavarura për gjendjen në Siri nuk ka, ndërsa palët akuzojnë njëra tjetrën për sulme të armatosura.

Që prej fillimit të protestave kundër presidentit Bashar al-Assad në mes të marsit deri sot në Siri janë vrarë më shumë se 1.100 persona, ndërsa mijëra të tjerë janë arrestuar, bëjnë të ditur organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›