Zgjedhjet ne Maqedoni BE vlereson procesin

Zyrtaret e larte te BE-se vleresojne pjesemarrjen e larte ne votime.
"I bëjmë thirrje qeverisë të zbatojë plotësisht konkluzionet dhe rekomandimet e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR dhe jemi të kënaqur kur shohim se partitë politike i kanë pranuar gjerësisht këto zgjedhje", nenvizohet më tej në deklaratë.
Ashton dhe Fyle i bënë thirrje opozitës për konstruktivitet ndërsa qeverisë për fokusim në reformat integruese dhe në zgjidhjen e çështjes së emrit.
Kjo eshte hera e dyte qe Brukseli pergezon Maqedonine per organizimin e zgjedhjeve gjeresisht ne perputhje me standartet e kerkuara. Komisioni Europian, ne dy raportet e fundit te progresit mbi kete vend i ka rekomanduar Keshillit te BEse te nise negociatat e anetaresimit me Maqedonine, por ky proces mbetet i bllokuar nga Greqia per shkak te mosmarrveshjes mbi emrin.
PERGATITI: Arta Tozaj