Kavajë, përleshen të rinjtë, 1 i vdekur, 3 të plagosur

Rreth orën 20:30, një sherr mes të rinjsh në qytetin e Kavajës është përshkallëzuar në një përleshje me thika. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në zonën që njihet si “Qelqi”.
Si rrjedhojë, ka humbur jetën një 37-vjeçar dhe janë plagosur 3 të tjerë. Viktima është Artur Kollçaku. Dy nga të plagosurit, të cilët ishin në gjendje të rëndë janë dërguar në Spitalin e Durrësit. Burimet policore bëjnë të ditur identitet e të plagosurve, shkruan Shekulli.
Ata janë Sajmir Fiku, Elvis Kollçaku dhe Aldo Gryka. Policia po vazhdon hetimet pë zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes./Indeksonline/