E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del në rrugë për herë të parë me foshnjen

Ajo arriti dhe kërkon Globin e Artë. Adele preku tokën e Los Angeles duke mbajtur në dorë djalin e saj të vogël, i cili lindi në tetorë. 

Këngëtarja 24 vjeçare ka shkuar në L.A për të qenë pjesë e spektaklit, ku ajo është e nominuar për këngën “Skyfall” që është kolona zanore e filmit më të ri të James Bond.

Kjo do të jetë paraqitja e saj e parë zyrtare prej kohës kur ajo dhe i dashuri i saj Simon Konecki mirëpritën në jetë djalin e tyre, emri i të cilit ende nuk dihet.

Për nënën e re, kjo do të jetë një garë e fortë pasi që ka konkurent artistë shumë të njohur, siç është Taylor Swift për këngën e saj “Safe & Sound”, pjesë e filmit “Hunger Games”, Jon Bon Jovi me “Not Running Anymore” pjesë e “Stand Up Gays” dhe këngëtarin Hugh Jackman i cili këndon këngën “Suddenly” për filmin “Les Miserables”. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›