E Shtunë, 31 Tetor 2026

E bukur edhe pa makijazh

Nga Express më 13 korrik 2011 në ora 07:48

Kim Kardashian mund të duket një person i panjohur kur nuk ka makijazh. Ajo është një ylli i televizion e ndoshta kur duket natyrale mund të themi se nuk është e bukur.

Kështu dukej ajo në një vikend javën e kaluar, kur ishte fotografuar pa dijen e saj në Los Angeles. Shumë njerëz nuk e kanë njohur. 30 vjeçja sapo e ka promovuar parfumin e saj të ri. Dhe, pa ndonjë maskara, hije, vija në qerpikë, Kim duket se është e bukur edhe në formë. Pasi Kim ka parë vetën, ka thënë se nuk del shpesh pa makijazh.

“Makijazhi është argëtim, pra është një pjesë tjetër e imja. Jam e lumtur me vetveten për atë kush jam. Më është dukur e bukur vetja edhe pa makijazh”, tha prezantuesja e njohur. Ajo për këtë gjë ajo ka folur edhe në Twitter.

“Pas parfumit gjithmonë është mirë të kesh disa foto natyrale. Foto jo komerciale dhe ato janë foto të mira që mund t’i përdori”, tha ajo. Kim është duke punuar shumë kohëve të fundit që të jetë në formë pasi që javët që vinë ajo pritet të martohet me basketbollistin Kris Humphries.

“Kam shpërthyer në lot duke lexuar revista me veshje të reja, duke i adhuruar edhe ato modele për punën që e kanë bërë. Por, me pëlqen fustani i nusërisë së Christina Aguileras – ka formë të mirë dhe është i bukur”, ka thënë Kim në lidhje me këtë gjë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›