E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rio” kërkohet nga shikuesit

Kinemaja ABC në Prishtinë zakonisht ankohet për mungesë vizitorësh, por këtë verë, me sa duket, po ndodhë diçka e papritur. Nga Express më 13 korrik 2011 në ora 07:40

Në kumtesën e saj dërguar mediave, Kinemaja ABC pohon se “për shkak të kërkesave të mëdha të shikuesve, e sidomos të fëmijeve, Kinemaja ABC ka vendosur që gjatë sezonit veror të shfaqë përsëri filmin e animuar RIO”.

Si rrjedhojë, në repertorin e Kinemasë ABC është rikthyer filmi i animuar “Rio”, i cili shfaqet në terminin e orës 18. “Rio”është film i animuar i metrazhit të gjatë, i krijuar nga autorët e serisë së filmave të animuar “Ice Age”. Komedia “Rio” flet për makaon që mendon se është pjesëtari i fundit i racës së tij. Por, kur kupton se ekziston edhe një makao femër, ai ikën nga kafazi i tij dhe niset drejt Rio de Janiero’s. Por, dashuria nuk vjen në shikim të parë... Rolet (zërat) në film janë huazuar nga Jesse Eisenberg, Anne Hathaway, George Lopez, Tracy Morgan, Jemaine Clement, ndërsa regjinë e ka bërë Carlos Saldanha.

Paralelisht, në terminet e orës 20 dhe 22, në kinemanë ABC vazhdon të shfaqet drama thriller “Hanna”. Rolet kryesore në film i luajnë Saoirse Ronan, Eric Bana, Cate Blanchett, Tom Hollander, Olivia Williams, ndërkaq regjia është e Joe Wright.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›