E, çka fiton Kina
_419042.jpg)
Nga detajet shumta të mbledhjes maratonike në Bruksel, me rastin e miratimit të planit për shpëtimin e Eurozonës, dy duket se janë tejet domethënës.
Në të vërtetë, gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, presidenti francez Nicolas Sarkozy i telefonoi presidentit kinez, Hu Jintao, në lidhje me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Kinës në Fondin e Stabilitetit, vlera fillestare e të cilit prej 400 miliardë eurosh – me sa duket që tani – do të duhet të rritet brenda një të ardhmeje të afërt.
Pastaj, vetëm një ditë pas përfundimit të negociatave, drejtori i Fondit, Klaus Redling, udhëtoi drejt Pekinit. Edhe pse ai menjëherë deklaroi se me Kinën “nuk po negociohet zyrtarisht”, ndërkohë që burimet shtetërore kineze po transmetojnë kryesisht deklarata ‘të vakta’ për atë “se ende duhet të kryhen studime serioze lidhur me investimet potenciale në tregun e euros”, bashkëpunimi ndërmjet BE’së dhe Kinës duket si një lëvizjes e patejkalueshme gjatë procesit të konsolidimit të Eurozonës.
Një proces ky për të cilin është vështirë të parashikohet një afat i shkurtër i zgjatjes.
Nnci mëë fakt, për të siguruar rritjen e Fondit të Stabilitetit (aktualisht po përmendet shifra prej 1,000 miliardë eurosh), krerët evropianë ishin të detyruar që - tash për tash - të kërkonin një garanci më të madhe se vetë këto mjete, dhe atë në tregun kinez në rritje.
Sipas një raporti të ‘Financial Times’, në tregun financiare evropian Kina do të mund të merrte pjesë me një kapital diku mes 35 e 70 miliardë euro, edhe pse kohëve të fundit ajo po merr pjesë gjithnjë e më aktivisht në blerjen e aksioneve të Fondit të Stabilitetit.
Lëvizja e krerëve evropianë kryesisht ka hasur ose në reagime të kujdesshme ose në kritika të ashpra. Kjo për shkak se zemërgjerësia kineze ndaj Eurozonës së brishtë vështirë se do të realizohet pa kërkimin e lëshimeve politike nga Kina. Përmenden, para së gjithash, aspiratat kineze për marrjen statusit të ekonomisë së tregut në Organizatën Botërore të Tregtisë, drejt të cilit synim pengesa tradicionale të saj janë pikërisht
SHBA’të dhe BE. Megjithëse viti 2016 Kinës i është paralajmëruar si afat i arritjes së një statusi më të mirë, pala kineze do të mund ta shfrytëzonte krizën e euros për një ngritje të shpejtuar politike në skenën ndërkombëtare. Gjithashtu, përmendet edhe heqja e mundshme e embargos ndaj Kinës për shitje armësh në zonën e BE’së, që është në fuqi që nga viti 1989.
Por, përkundër reagimeve të shumta fillestare, të cilat kryesisht karakterizohen me frikën nga e panjohura dhe me një dozë latente të paranojës, ripozicionimi i ri i forcave në relacionin BE-Kinë tash për tash qartazi i jep përparësi Kinës, e cila mund të negociojë më lirshëm për kushte sa më të favorshme lidhur me investimet e saj potenciale në tregun evropian. Por, edhe për t’u lëshuar më guximshëm në kërkim të kompromiseve politike. tportal.hr