E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia Serbia ka ushtruar gjenocid nuk terhiqemi


Kroaci 5 nentor 2011 NOA - Qeveria e Kroacise nuk ka ndermend te terheq akuzen kunder Serbise per gjenocid prane Gjykates Nderkombetare per Drejtesi ne Hage.

Kjo eshte paralajmeruar mbreme nga kryeministrja kroate Jadranka Kosor.

Qeveria te cilen une e udheheq asnjehere nuk ka biseduar per kete ceshtje dhe nuk kemi ndermend qe te terheqim aktpadine e shtetit kroat kunder Serbise per kryerjen e gjenocidit theksoi Kosor.

Nga ana tjeter edhe serbet kane dorezuar nje dosje me akuze kunder Kroacise per gjenocid dhe se ne te shumten e rasteve eshte kerkuar marreveshje me Zagrebin per terheqjen e ketyre aktpadive. Por kjo nuk ka hasur ne pergjigje pozitive nga ana e Kroacise.

Kroacia me 2 korrik 1999 ka dorezuar aktpadine me te cilen kerkohet qe te vertetohet se Serbia eshte pergjegjese per agresion dhe gjenocid dhe ka kerkuar demshperblim per kryerjen e demeve dhe humbjeve te medha.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›