E Shtunë, 31 Tetor 2026

E debatojnë idenë për qendër kulturore

Të martën në Gjilan është mbajtur debati publik rreth ndërtimit të një qendre kulturore në qytet. Komuniteti artistik, rinia dhe shoqëria civile kanë sugjeruar që objekti të ketë salla profesionale dhe hapësira tjera të nevojshme për aktivitetet e këtyre grupeve.

Nga ana tjetër, sipas kryetarit të komunës, Qemalj Musfa, gjatë dizajnimit të idesë për projektimin e qendrës së kulturës, rinisë dhe shoqërive civile, Drejtoria për komunale për Urbanizëm dhe Zyra e Projekteve do të marrin parasysh të gjitha propozimet, derisa ka nënvizuar se ka kohë që qyteti ka nevojë për një qendër të tillë.

Ndryshe, objekti do të ndërtohet përballë hotelit Kristal, në vendin ku aktualisht gjendet ekzekutivi komunal. Objekti është planifikuar edhe me planin rregullues “Qendra”. Pas konkretizimit të idesë, komuna do të shqyrtojë mundësinë e aplikimit me këtë projekt në fondacione të ndryshme, ose që objekti të realizohet në partneritet publiko-privat.

Sipas Mustafës, qendra kulturore pritet të kushtojë diku 2-3 milionë euro.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›