E denoncojne per mashtrim nen hetim 57-vjecari
Policia nis hetimin per nje shtetas i akuzuar se ka mashtruar tre persona. Mesohet se 57-vjecari u merrte para borxh personave te njohur duke mos ua kthyer me ato mbrapsht. Duke pare moskokecarjen e ketij shtetasi tre te demtuarit prej tij nuk e kane lene me kaq dhe kane rendur drejt komisariatit te policise duke e denoncuar per leket qe u kishte marre dhe nuk ua kthente por i mashtronte vazhdimisht. Sipas burimeve policore behet fjale per 57-vjecarin Pandeli Llukmani banues ne Tirane ndaj te cilit nisen veprimet hetimore procedurale ne gjendje te lire per vepren penale te Mashtrimit parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal e cila rendon ndaj tij. Kjo pasi ne vitin 2009 u ka vjedhur me ane te mashtrimit tre shtetasve shumen prej 80.000 lekesh te reja secilit person dhe materialet i kaluan prokurorise per hetime te metejshme.