Tentojne vjedhjen e eurolotos arrestohet Vatnikaj
Dy dite me pare nga sherbimet e Komisariatit te Policise nr. 2 Tirane u krye arrestimi ne flagrance i shtetasit Agim Vatnikaj 39 vjec banues ne Bathore sepse ne ora 0300 ne rrugen Marie Kraja se bashku me disa shtetas te tjere kane tentuar te vjedhin lokalin euroloto ne pronesi te nje shtetasi. Materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tij do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te veprave penale te Vjedhjes parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. Ndersa nga te njejtat burime behet e ditur se po punohet per kapjen e bashkepunetoreve te tij.