E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Larte rikthen per gjykim Banden e Mirdites

Akuzohen per vrasjen e nje polici pas tentatives per te vjedhur Kolegji Penal prish vendimet e dy gjykatave Shkalle e Pare dhe Apel i Krimeve te Renda

Ne nje kohe rekord ndryshe nga dosje te tjera penale Gjykata e Larte ka marre ne shqyrtim dhe ka marre vendim per nje nga bandat e denuara me 2 burgime perjete dhe 57 vite burg nga dy gjykata perkatesisht Shkalla e Pare dhe Apeli per Krimeve te Renda. Dje Kolegji Penal ka prishur dy vendimet e dhena nga keto trupa gjyqesore duke rikthyer edhe nje here per gjykim kete dosje voluminoze ne te cilen te pandehurit akuzohen se kane vrare nje polic gjate tentatives per te vjedhur. Brenda nje muaji e gjysme dosja eshte hedhur ne short relatuar dhe shpallur vendimi. Tashme dosja do te rigjykohet edhe nje here nga e para ne Shkallen e Pare te Krimeve te Renda me te njejtin prokuror por me nje tjeter trup gjykues. Nderkohe qe perfundimi i procesit gjyqesor te kesaj bande ka qene specifik per Gjykaten e Krimeve te Renda pas marrjes se nje letre kercenuese te derguar nga njeri prej anetareve te bandes per prokurorin e ceshtjes. Prokurori Anton Martini kercenohej personalisht dhe familjarisht pas dhenies se pretences nga i pandehuri Nikolle Syziu. Madje kercenimet e tij arrinin qe nga hapat qe do te ndermerrte kunder prokurorit deri te sajesat e provave se i kishte kerkuar para dhe donte ti perdhunonte te dashuren. Sipas letres kercenuese Syziu deklaronte se do te mbrohej me prova te sajuara ashtu sikunder pretendon ai se ishin provat qe e denuan. Ne seancen e djeshme nuk pati asnje reagim si prej tij ashtu dhe prej familjareve te pranishem nderkohe qe dy nga pese te pandehurit e pranishem ne seance kane treguar rrethana te ngjarjes dhe kane renduar pozitat e dy vellezerve Syziu te cilet u denuan me burgime te perjetshme.

Vendimi

Gjykata e Krimeve te Renda i shpalli fajtore dhe i denoi gjashte te pandehurit me dy burgime perjete dhe 57 vite burg ne total nderkohe qe shpallja e vendimit u kalua pa tension dhe reagim nga palet ndersa ky vendim u la ne fuqi edhe nga Apeli. Trupi gjykues ka shpallur fajtore te pandehurit per akuzat e vjedhjes me arme vrasje me dashje te Gjon Pacukut si dhe vrasjen e mbetur ne tentative te Nikolle Markut Ndue Cupit dhe Preng Gjokes. Gjate seances se djeshme trupi gjykues ka deklaruar fajtore te pandehurit Dritan dhe Nikolle Syziu. Per te pandehurin Bardhok Syziu gjykata dha denimin e saj me 15 vjet burgim ndersa tre te pandehurit e tjere Tom Gjoka Tom Syziu dhe Arjan Reci u shpallen fajtore dhe u denuan me nga 14 vjet burgim secili. Ngjarja per te cilen u denuan gjashte te pandehurit ka ndodhur me 28 qershor te vitit 2000 ku mbeti i vrare punonjesi i policise Gjon Pacuku. Ishin oret e para te mengjesit kur 6 te pandehurit e kesaj bande Dritan Syziu Nikolle Syziu Tom Syziu Bardhok Syziu Tonin Gjoka e Arjan Reci vendosen qe te grabisnin disa pjese kembimi per makina te nje parkingu prane ish-SMT-se te qytetit. I trembur roja i parkingut njofton forcat e policise per ngjarjen qe po ndodhte. Menjehere ne vend paraqiten efektivat e policise te cilet mendonin se kishin te benin me nje vjedhje modeste. Pasi kane parkuar makines jashte SMT-se u kane kerkuar anetareve te bandes qe te dorezohen. Por reagimi i tyre ka qene i menjehershem duke qelluar ne drejtim te pese efektivave te policise duke lene te vrare efektivin Gjon Pacuku si dhe te plagosur Nikolle Markun Bardhosh Jakun e Ndue Cupin. Te pandehurit u arrestuan ne saje te operacionit te koduar Shkopeti.

Akuzat

Vjedhje me arme ne bashkepunim e ngelur ne tentative

Vrasje me dashje per shkak te cilesive te vecanta te viktimes Gjon Pacuku e kryer ne bashkepunim

Vrasje me dashje per shkak te cilesive te vecanta ne dem te shtetasit Nikolle Marku e kryer ne bashkepunim e ngelur ne tentative

Vrasje me dashje per shkak te cilesive te vecanta ne dem te shtetasit Ndue Cupi e kryer ne bashkepunim e ngelur ne tentative

Vrasje me dashje ne dem te shtetasit Prenge Gjoka e kryer ne bashkepunim e mbetur ne tentative

Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake

Vendimi

Dritan Syziu burgim perjete

Nikolle Syziu burgim perjete

Bardhok Syziu 15 vjet

Tom Syziu 14 vjet

Tom Gjoka 14 vjet

Arjan Reci 14 vjet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›