E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrihen me njeri-tjetrin nen hetim dy shtetas

Policia e Kavajes ka nisur hetimin per dy shtetas te cilet akuzohen per rrahje mes njeri-tjetrit. Nga grupi hetimor ka filluar procedimi penal ne gjendje te lire nga sherbimet e Komisariatit te Policise Kavaje per shtetasit Ilir Jaupi 46 vjec dhe Riza Tosku 56 vjec te dy lindur dhe banues ne Rrogozhine Kavaje. Sipas burimeve policore keta shtetas do te ndiqen penalisht sepse dy dite me pare rreth ores 1330 ne Kavaje shtetasi Ilir Jaupi dyshohet se ka goditur me mjete te forta si dhe ka fyer per motive te dobeta shtetasin Riza Tosku dhe me pas ky i fundit e ka goditur dhe fyer nje shtetase bashkeshortja e I. Jaupit. Materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tij do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te veprave penale te Plagosjes se lehte me dashje dhe Fyerje parashikuar nga nenet 89 e 119 i Kodit Penal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›