E diel me mot të qëndrueshëm, vranësira dhe reshje të izoluara në male

TIRANË, 3 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pranishme në pjesën e parë të ditës, në relievet malore.
Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në mënyrë të izoluar, përqendruar në relievet malore në pjesën e parë të ditës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet, kryesisht në jug era hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 16 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

/a.f/r.e/