E diela nga liqeni, qytetarët shijojnë natyrën

Ditët e ngrohta të dimrit të sivjetshëm, kanë bërë që shumë qytetarë të lënë shtëpitë e tyre për të kaluar disa orë të bukura në Parkun e Liqenit. Në fakt për të vizituar liqenin arsyet janë të shumta disa preferojnë të shëtisin në ajërin e pastër të këtij parku, disa të organizojnë piknik me familjarët e tyre dhe të tjerët të lënë të luajnë nipërit dhe mbesat e tyre në lëndinat me bar të këtij parku.
Parku i Liqenit është një nga pak mundësitë që ofron kryeqyteti ku mund të gjejë vetën çdo grup moshe nga fëmijët e deri te të moshuarit, të cilët i gjen kudo në stolat e parkut.
Parku i Liqenit është një nga pak mundësitë që ofron kryeqyteti ku mund të gjejë vetën çdo grup moshe nga fëmijët e deri te të moshuarit, të cilët i gjen kudo në stolat e parkut.