E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet dhuna në Greqi, arrestohen qindra protestues

Në Athinë kanë shpërthyer përleshje gjatë marshimit me rastin e njëvjetorit të vrasjes së një të riu, e cila nxiti protestat të dhunshme në tërë Greqinë.
Policia sot përdori gaz lotsjellës kundër të rinjve që hodhën gurë dhe bomba molotovi në qendër të Athinës, ndërkohë që mijëra demonstrues u tubuan për të përkujtuar vrasjen e 15 vjeçarit Aleksandros Grigoropulos.
Incidente të dhunshme ka pasur edhe në Selanik, ku të rinjtë i kanë hedhur policisë bomba molotovi.
Më shumë se 6 mijë policë janë shpërndarë në Athinë, nga frika se demonstratat mund të bëhen të dhunshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›