Çmimi i arit të zi pëson rënie në bursë

Çmimi i naftës në bursën e Nju-Jorkut përsëri shënoi rënie në fundjavë. E diela ishte dita e tretë radhazi e rënies së çmimit për shkak të presionit nga rezervat e mëdha të këtij produkti në SHBA. Çmimi i naftës së "lehtë" amerikane për dërgesë në janar, të dielën në bursën e Nju-Jorkut u zvogëlua për 87 centë dhe shitej për 75,59 dollarë për fuci. "Brent" nafta europiane në bursën e Londrës në të njëjtën kohë u lirua për 59 centë dhe shitej për 77,77 dollarë për fuçi. Në bursë gjithashtu u shënua ulje e çmimeve edhe të produkteve të tjera të këtij lloji dhe në indekset e bursave për shkak të raportit të ardhshëm për shkallën e papunësisë në SHBA. Ekonomia amerikane doli nga recesioni, por tregu për fuqinë punëtore akoma nuk është rimëkëmbur. Analistët parashikojnë se raporti do të tregojë se gjatë muajit nëntor, të papunë në SHBA kanë mbetur rreth 130.000 njerëz, ndërsa në tetor ky numër arriti në 190.000