"E diela...", nje mesazh me shume per femrat
Festa e 8 Marsit, dita nderkombetare e gruas ka pasur vemendje te vecante edhe ne programin "E diela shqiptare" ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan. Surprizat dhe elementet e shumte te tij, jo ne pak raste kane pasur si protagoniste "seksin e dobet", qe ndoshta pikerisht ne kete dite, me shume se kurre synon barazine me "seksin e forte". Dhe protagonistet e djeshme te se dieles kane qene te tilla. Jo vetem ne forcen e argumentit, jo vetem ne nivelin e bisedes, por edhe ne performance.
Programi ka nisur me debatin "Pro dhe kunder", qe ashtu si cdo jave me temat e gjetura arrin te perfshije jo vetem si protagonistet e ketij diskutimi, ashtu edhe publikun e telespektatorin, qe nderhyn permes telefonatave. "Te falesh per dashurine". Ka qene kjo tema, qe ka sjelle larmi argumentesh dhe diskutime impulsive te te ftuarve; Anton Qesari, Iva Tico, Mimoza Ahmeti dhe Gerti Bogdani. Por pervec diskutimit, te ftuarit e ketij paneli kane sjelle edhe nga nje moment te vecante, qe lidhej me karrieren, profesionin apo jeten e tyre te perditshme. E ftuar ne pjesen e pare te programit ka qene edhe kengetarja Olta Boka, e cila riktheu edhe nje here emocionet e kenges "Zemren e lame peng", me te cilen perfaqesoi Shqiperine ne festivalin Evropian te kenges, dy vjet me pare.
Sporti, ashtu si cdo jave vazhdon te jete i pranishem ne te dielen e shqiptareve. Ne kete menyre edhe gjinia mashkullore ka gjetur pjesen e vet ne kete program. Rezultatet e ndeshjeve kryesore dhe momentet me te rendesishme sportive vijne permes lidhjes direkte me Supersport. Natyrisht, nje pjese e rendesishme e programit vazhdon te mbeten familjet e medha shqiptare dhe historia e tyre. Familja Qerimaj nga Permeti dhe familja Ndroqi nga Tirana shpalosen histori dhe vlera trashegimore te vecanta. E ndersa familja Qerimaj ka shkelqyer si gjithmone ne muzike, familja Ndroqi ka sjelle nje tjeter tradite familjare, sic eshte mjekesia, qe lidhet vecanerisht me emrin e Shefqet Ndroqit. Performanca e te dyja familjeve eshte shoqeruar edhe me momente artistike dhe surpriza per secilen prej tyre.
Nje e ftuar e vecante e spektaklit te kesaj jave ka qene edhe vogelushja nga Durresi Aurora Kapo, fituese e cmimit te pare ne festivalin e femijeve ne Maqedoni. Mes disa vendeve dhe kengetareve pjesemarres, vajza e korit te Kripemjaltezave ka arritur te dhuroje nje performance mjaft te vecante, qe eshte vleresuar edhe me cmim. Dhe ndersa programi ka vijuar me momentet e muzikes dhe baletit nuk kane munguar as castet humorit, qe pervec aktoreve Julian Deda dhe Gentian Zenelaj kane pasur kete radhe si protagonist edhe politikanin Petro Koci, i cili me sa duket i ka pritur me dashamiresi batutat e djemve.
Manjola Bregasi