E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndjekje policore, kapet me 2.6 kg kokaine 38-vjecari nga Kruja

TIRANE - I iken policise ne Lezhe, po kapet ne Tirane me 2.6 kilograme kokaine. Efektivet e policise kane sekuestruar sasine e droges dhe kane vene ne pranga 38-vjecarin nga Kruja, Eduard Cela. Sipas burimeve, punonjesit e Policise Rrugore kane pare qe te levizte me shpejtesi nga Lezha, ne drejtim te Tiranes nje makine tip fuoristrade te llojit "Kia". Ata kane bere shenje qe shoferi te ndalonte, por 38-vjecari ne timon ka shtuar edhe me shume shpejtesine, per t'iu larguar atyre. Pas nje ndjekje te gjate, Cela eshte ndaluar nga punonjesit e policise ne hyrje te kryeqytetit. Nga kontrolli i kryer ne makinen e tij, eshte gjetur nje lende e dyshuar si kokaine, ne sasine e 2 kilogrameve e 624 grame. Tridhjetetete vjecarit i jane vene prangat, ndersa ai eshte shoqeruar ne qelite e paraburgimit, ne pritje per te marre masen e arrestit. Ne fillim ka qene nje shenje normale per te ndaluar nga ana e punonjesve te Policise Rrugore te Lezhes. Por, veprimi i shoferit te nje makine te markes "Kia" te tipit "Sportage", i cili ka shtuar edhe me shume shpejtesine ka bere qe ata te dyshonin. Menjehere i jane vene pas, nderkohe qe fuoristrada me targa DR 9182 D, ecte me shpejtesi te madhe ne drejtim te kryeqytetit. Ne alarm jane vene edhe efektivat e Policise se Tiranes, te cilet kane zene pozicionet me makinat e tyre. Shoferi ecte me shpejtesi te madhe, nderkohe qe nga pas i ishin vene makinat e policise. Pas nje ndjekjeje te veshtire 38-vjecarit i jane vene prangat. Ne pjesen e pasme te makines i jane gjetur 5 pako, ku brenda kishte nje lende qe dyshohej nga policet, se eshte e llojit kokaine. Sasia e sekuestruar ishte 2 kg e 624 grame. Gjithashtu jane sekuestruar 3 aparate telefoni celular, shuma prej 36 mije lekesh dhe 900 eurosh si dhe makina me te cilen transportohej droga. A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›