E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasje mes vellezerish per 500 leke

Artan Cena

TIRANE - Nje sherr mes vellezerish per 500 leke, ka perfunduar tragjikisht mbremjen e djeshme ne Laknas, Tirane. Alfred Marku ka gjetur vdekjen ne Spitalin Ushtarak, pasi eshte goditur tre here nga vellai i tij me i vogel, 14-vjecari Granit Marku. Ngjarja e rende ka ndodhur ne oren 18:30 minuta, ne afersi te baneses se familjes Marku, ne Laknas, pak kilometra larg qendres se kryeqytetit. 23-vjecari ne fillim ka mbetur i plagosur dhe eshte derguar me urgjence ne spital. Por dhe pse i eshte dhene ndihma e pare, ai nuk ka mundur te mbijetoje duke gjetur vdekjen. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur menjehere uniformat blu, te cilat kane nisur hetimet. Ne pranga si autor i dyshuar i kesaj ngjarjeje eshte vene vellai i tij, vetem 14 vjec.

Gjithcka mes dy vellezerve kishte nisur per 500 leke. Alfred Marku, i kishte marre parate 14-vjecarit dhe nuk po ia jepte. Por ai eshte acaruar. Pasi jane zene nje here me fjale, dy te rinjte kane dale jashte shtepise dhe jane bashkuar me shoket, qe ishin duke ndenjur ne afersi te rruges. 23-vjecari ka qene duke ndenjur kur nga pas i ka ardhur vellai i vogel. Dhe ketu dy vellezerit kane filluar te zihen me njeri-tjetrin, per shkakun e 500 lekeshit. Por gjendja kete radhe ka qene me e rende. 14-vjecari ishte shume i acaruar. Pasi kane bere serish fjale, i mituri eshte larguar nga grupi ku ishte dhe vellai. Ky i fundit kishte nje thike me vete. Duke mos rene ne sy aspak, Granit Marku i eshte afruar vellait te tij dhe ka nxjerre armen e ftohte. Menjehere ka qelluar ate disa here, ne pjesen e stomakut dhe ne shpine. Te gjithe ata qe ishin aty i kane dhene ndihmen e pare. E kane marre 23-vjecarin dhe e kane cuar me urgjence ne spital.

Nga ana tjeter eshte njoftuar dhe policia. Ne fillim u njoftua per plagosje, por me pas Alfred Marku, ka humbur jeten. Te paret qe kane shkuar ne vendin e ngjarjes kane qene efektivet e Komisariatit numer 5. Keta te fundit kane ndaluar te miturin dhe kane njoftuar ekspertet e Drejtorise se Policise se Tirane, sektorin e Krimeve Kunder Jetes dhe Shendetit. Ata kane marre ne pyetje disa persona, deshmitare okulare qe kane qene ne momentin kur ka ndodhur ngjarja. Nderkaq jane pyetur dhe familjaret e viktimes dhe autorit te dyshuar. Keta te fundit, kane deshmuar per policine se sherri kishte nisur per leket, por nuk e besonin qe zenka do te arrinte ne kete pike. Burime zyrtare nga uniformat blu thane se, kane administruar provat e gjetura ne vendin e ngjarjes si dhe kane bllokuar armen e krimit, nje thike qe i ploteson te gjitha kushtet e nje arme te ftohte. Pas hetimeve, dosjen e ka marre ne dore Prokuroria e Tiranes.

Krimi, i dyshuari perfiton ulje

TIRANE - Policia e Tiranes ka bere hetime te shumta per zbardhjen e ngjarjes se ndodhur mbreme ne Laknas. Nga te dhenat zyrtare eshte bere e ditur se, jane marre deshmite e me shume se dhjete personave qe kane ndihmuar per zbardhjen e plote dhe shkaqet e verteta te ketij krimi brenda familjes. Sipas policise, akuza qe do te ngrihet ndaj 14-vjecarit Granit Marku, do te jete ajo e vrasjes me dashje, ne kushte te renda mendore. Por duke qene se, ai eshte i mitur pritet qe te perfitoje nga kushtet lehtesuese sic i parashikon dhe Kodi Penal. Nderkaq qe gjate dites se neserme i mituri do te njihet dhe me masen e sigurise qe do e jape Gjykata e Tiranes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›