E Shtunë, 31 Tetor 2026

U gjendet droge, policia arreston kusherinjte

FIER - Dy kusherinj jane vene ne pranga pasi u eshte gjetur nje sasi lende narkotike. Policia e Fierit ka vene ne pranga dy kusherinj te pare banore te Patosit-Fshat, rreth 10 km larg qendres se Fierit. Policia tha se, ne banesen e dy te arrestuarve, Namik Beqiraj dhe Agim Beqiraj, eshte gjetur lende narkotike e llojit hashash dhe arme gjahu cifte, qe ata i mbanin pa leje ne banesat e tyre. Burimet zyrtare te policise pohuan se, ndalimi i dy personave eshte bere ne pasditen e se shtunes. Pas nje informacioni te marre ne rruge operative, punonjesit e sektorit te luftes kuder trafiqeve te paligjshme te lendeve narkotike eshte shkuar dhe eshte bere kontroll banese tek Namik Beqiraj 43 vjec, dhe tek djali i xhaxhait te tij, Agim Beqiraj 53 vjec. Pas kontrollit te kryer ne banesat e tyre, ka rezultuar se eshte gjetur sasia prej dy kilogramesh bime narkotike e llojit hashash si dhe nje arme gjahu, cifte me numer serie prodhimi P 0220. Sipas ketyre burimeve mesohet se sasia e lendes narkotike, eshte gjetur e futur ne nje thes brenda nje arke druri qe ndodhej ne kasollen pas shtepise. Ato jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale, nderkohe qe dosja tashme i ka kaluar prokurorise se rrethit Fier. Xh. B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›