E Diel, 1 Nëntor 2026

E dielë me aksidente, makinat përplasin për vdekje 2 këmbësorë, 3 plagosen

TIRANË-E diela e nxehtë e këtij mesi Qershori shënoi disa aksidente automobilistike. Dy aksidente të ndryshme brenda një harku kohor 30 minutash, kanë shkaktuar një të vdekur dhe një të plagosur. Nje aksident tjeter i shenuar ne harkun kohor 1 ore nga te paret, i merr jeten nje kembesori ne Tirane, kurse 2 persona plagosen ne hyrje te tunelit, ne autostraden Tirane-Elbasan.

Durrës
Policia e Durrësit bëri të ditur se rreth orës 16:10 minuta, një këmbësor 60-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet në zonën e unazës Shkozet-Plazh.
Policia që ndodhet në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.
Tiranë
Ndërsa rreth orës 15:45 minuta, në Tiranë, pranë ish-Parku i Autobusëve, një mjet tip “Renault” me targa TR6120G u përplas me një motorr. Si pasojë ka mbetur i plagosur in riu 24 vjeç, Endrit Selimi.

Ndërkohë po në kryeqytet, rreth orës 17:30 minuta shënohet një tjetër aksident, por këtë radhë me pasojë vdekjen e një kalimtari.
Policia bën me dije se një automjet përplasi për vdekje një këmbësor tek zona e Institutit në Kamëz.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës.

Ndërkohë një aksident tjetër me pasojë 2 të plagosur është shënuar në afërsi të tunelit të sapo inaguruar, Tiranë-Elbasan. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë 2 persona që udhëtonin në të janë plagosur rëndë. Të dy personat janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›