Bulqizë, vdes minatori në minierë. Familja proteston: S'ka mjekë, na mbeti trupi në morg
BULQIZË- Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në minierën e Bulqizës. Minatori i identifikuar si Bujar Suroqi ka humbur jetën brenda ambienteve të kësaj miniere.
Paraprakisht bëhet me dije se vdekja e 50-vjecarit ka qënë aksidentale, pasi ai dyshohet të ketë rënë nga ashensori i minierës.
Polica e Bulqizës ka mbërritur në vendngjarje dhe po hetoi për rrethanat e aksidentit, pasi deri më tani nuk ka shumë të dhëna për ngjarjen.
Ngjarje të tilla të aksidenteve me pasojë humbjen e jetës së minatorëve janë të shpeshta në Bulqizë. Shpesh herë shkaku kryesor mbeten kushtet e punës ku punojnë këta minatorë.
Protesta
Pas vdekjes së minatorëve, familjarët e të ndjerit kanë protestuar duke mos tërhequr trupin e familjarit nga morgu. Sipas familjarëve, mjekët e spitalit rajonal të Bulqizës kanë neglizhuar punën ditën e sotme dhe po kështu dhe prokuroria që nuk ka nisur asnjë hetim mbi vdekjen e 50-vjeçarit.
Në një protestë prej 5 orësh, familjarët kërkojnë kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes së të afërmit të tyre.
“Kemi prej orës 7 të mëngjesit këtu dhe po presim. Nuk erdhi asnjë mjek të kryejë ekspertizën, asnjë. Sapo u dha lajmi për protestën tonë, ia behën një grup prokurorësh sa me u duk. Kemi hapur mort në shtëpi dhe të vdekur nuk kemi”, thote Esati, kunati i te ndjerit.
“Nuk e tërheqim trupin e Bujarit nga morgu. Të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, të përcaktohet drejt shkaku i vdekjes. Duam të dimë shkakun e vërtetë të vdekjes. Ta dimë nëse kanë qenë mungesa e kushteve të sigurisë në punë. Po ndodhin vdekje cdo ditë këtu”, thane familjarët.
(d.b/m.a/BalkanWeb)