E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në Shkozet, një 24-vjeçar plagoset rëndë në Tiranë

TIRANË-Dy aksidente të ndryshme brenda një harku kohor 30 minutash, kanë shkaktuar një të vdekur dhe një të plagosur.

Durrës
Policia e Durrësit bëri të ditur se rreth orës 16:10 minuta, një këmbësor 60-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet në zonën e unazës Shkozet-Plazh.
Policia që ndodhet në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.
Tiranë
Ndërsa rreth orës 15:45 minuta, në Tiranë, pranë ish-Parku i Autobusëve, një mjet tip “Renault” me targa TR6120G u përplas me një motorr. Si pasojë ka mbetur i plagosur in riu 24 vjeç, Endrit Selimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›