E Shtunë, 31 Tetor 2026

E djathta ekstreme dhe kërcënimi për sigurinë në Evropë

Sulmi terrorist në Norvegji i kryer nga një ekstremist i djathtë norvegjez ka ngritur pikëpyetje lidhur me kërcënimet e sigurisë në Europë. Zëri i Amerikës shtron pyetjen, nëse kërcënimi që mendohet se vjen nga ekstremizmi islamik ka lënë në hije kërcënimet që i vijnë sigurisë nga ekstremizmi i majtë dhe ai i djathtë. Pas sulmit të kohëve të fundit në Norvegji, Agjencia Europiane e Zbulimit, Europol, tha se do të ngrinte një ekip ekspertësh për të hetuar mbi kërcënimet jo-islamike në vendet skandinave. Agjencia tha se ky ekip do ta shtrinte veprimtarinë e vet në një numër vendesh evropiane. Blanka Kolenikova, analiste për Evropën në Institutin HIS të Londrës thotë se zgjerimi i fokusit të vëzhgimeve për sigurinë mund të jetë i dobishëm.Në një raport të këtj viti të Intrepolit thuhej se në vitin 2010 nuk ka patur sulme nga ekstremizmi i djathtë. Në të thuhej se grupe të ekstremizmit të mjatë kryen 45 sulme gjatë vitit 2010. Pikëpamja e përgjithshme është se grupet e ekstremit të djathtë nuk kanë patur lidhje të ngushtë, ose mbështetje nga publiku. Por në raport thuhet se ekstremistët e djathtë po bëhen përherë e më aktivë në internet. Studjuesja Kolenikova thotë se grupe të ekstremit të djathtë po bëhen më profesionistë.Anders Behring Breivik ka pranuar se ka kryer një sulm vdekjeprurës në qendër të Oslos dhe se ka qëlluar me armë, duke vrarë dhjetra persona në një kamp rinie, në një ishull pranë. Para se të kryente sulmin e 22 korrikut, Brevik doli se ka publikuar në internet një “manifest” prej 1 mijë e 500 faqesh. Ekspertët politikë thanë për Zërin e Amerikës se pikëpamjet e shprehura atje i takojnë ekstremit të djathtë. Nigel Inkster , drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Studimeve Strategjike për Kërcënimet për Vendet e Ndryshme dhe Rreziqet Politike në Britani thotë se terrorizmi islamik është kërcënimi më serioz ndaj sigurisë evropiane dhe është më e vështirë të gjurmohet. Ai thotë se në Britani kërcënimi që paraqet esktremi i djathtë zakonisht nuk ka ardhur në formën e një sulmi terrorist.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›