Hungari, taksë për ushqimet të cilat rrisin obezitetin

Në Hungari do të taksohen të gjitha ushqimet që përmbajnë sasi të konsiderueshme yndyre, kripe apo sheqeri.
Qeveria konservatore e kryeministrit hungarez, Viktor Orban ka paraqitur në parlament projektligjin për taksimin e ushqimeve që konsiderohen përgjegjëse për obezitetin dhe sëmundjet që vijnë prej tij.
Taksa do të njihet ndryshe me emrin "Chips Tax" (Taksa e patateve) dhe fast food-et do të jenë më të prekurat prej saj.