Turqi, emërohen komandantët e rinj ushtarakë

Turqia ka emëruar komandantët e rinj ushtarakë, pas dorëheqjes së katër komandantëve më të lartë të këtij vendi, për shkak të mosmarrëveshjeve me qeverinë.
Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, pritet që sot t`i miratoj emërimet e reja, në fund të takimit vjetor të Këshillit të Lartë Ushtarak, që diskuton për promovim dhe shkarkim të oficerëve.
Javën e kaluar, shefi i shtabit të armatës së Turqisë dha dorëheqjen, së bashku me shefat e marinës, të ushtrisë dhe të forcave ajrore, pasi nuk ishin dakort me arrestimet dhe dënimet e qindra oficerëve pasi dyshohen për përmbysjen e qeverisë me baza islamike të kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan.
Zoti Erdogan i ka kundërshtuar promovimet e komandantëve të involvuar në komplotet e dyshuara, prandaj shefi i shtabit protestoi se ata po dënoheshin pa vendim gjyqësor.