E djathta evropiane përshëndet fitoren e Berishës, vlerëson rolin e tij në reformimin e Shqipërisë
Presidenti i PPE-së, Wilfried Martens ka përshëndetur dje fitoren e PD-së, duke përsëritur në një mesazh zyrtar se ishte shumë i kënaqur që Sali Berisha kishte siguruar një shumicë aq të fortë në parlament, e cila i mundësonte atij të vinte në zbatim reforma, të cilat do ta ndihmonin Shqipërinë të afrohej edhe më shumë me familjen evropiane
TIRANE - Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Wilfried Martens pёrshёndeti dje, lajmin për krijimin e koalicionit të ri qeverisës, udhëhequr nga Kryeministri Sali Berisha, që pason fitoren e koalicionit “Aleanca për Ndryshim”, të drejtuar nga Partia Demokratike, nё zgjedhjet parlamentare tё 28 Qershorit.
Presidenti Martens i dha mbështetje tё plotё Kryeministrit Berisha gjatё vizitёs sё tij nё Shqipëri, nё 48 orёt e fundit tё fushatёs elektorale. Gjatё kësaj vizite, Presidenti Martens nё takime tё shumta me publikun dhe nё media shprehu mbështetjen ndaj Partisё Demokratike.
Presidenti Martens shprehu kёnaqësinë qё, Kryeministri Berisha ka siguruar njё shumicё kaq tё fortё nё parlament.
“Jam shumё i kёnaqur qё Kryeministri Berisha ka siguruar njё shumicё kaq tё fortё nё parlament. Kjo do ta lejojё atё tё krijojё njё qeveri pro-Europiane, qё do tё vazhdojë zbatimin e reformave tё sukseshme tё Shqipёrisё”, u shpreh Presidenti i Partive Popullore Europiane, Wilfried Martens.
“Fal Sali Berishёs, Shqipёria ka pёsuar njё transformim madhёshtor dhe unё jam i bindur se me kёtё mandat tё ri, ai do tё vazhdojё tё shtrojё rrugёn e vendit tё tij drejt perspektivёs sё Bashkimit Evropian”, shtoi Martens.
Në vitin 1995, Partia Demokratike e Shqipërisë, pas gati një viti me statusin e “anëtarit shok”, u pranua anëtare me të drejta të plota e EDU (Unioni Demokratik Evropian), ombrella më e madhe e partive të qendrës së djathtë evropiane.
Me bashkimin e këtij organizmi me Partitë Popullore Evropiane, aktualisht organizata më e fuqishme që përfshin në gjirin e saj partitë e qendrës së djathtë të Evropës, anëtarësia e Partisë Demokratike u shtri edhe në familjen e madhe të Partive Popullore Evropiane.
Partia Popullore Evropiane është partia politike më e madhe dhe grupi politik më i madh, në Parlamentin Evropian.
Gjatë zgjedhjeve të fundit evropiane, në 7 qershor 2009, PPE fitoi për të tretën herë. Presidenti i Komisionit Evropian është zgjedhur nga radhët e PPE-së, ndërsa në Këshillin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive, PPE numëron 13 kryeministra.