E Diel, 1 Nëntor 2026

Republikanët dhe agrarët përshëndesin kabinetin PD-LSI, konfirmojnë aleancën me qeverinë

Presidenti i Asamblesë së Partisë Republikane Sabri Godo rikonfirmon qëndrimin e PR për aleancën PD-LSI

TIRANE - Presidenti i Asamblesë së Partisë Republikane Sabri Godos përshëndet afrimin LSI për koalicionin e ri qeverisës dhe shprehet se me humbjen e socialistëve Edi Rama duhet të japë dorëheqje.
Kodi Zgjedhor është po aq një shqetësim për partitë e vogla edhe në kampin e djathtë.
Por sipas Sabri Godos President i Asamblesë së Republikanëve, ndryshimi i tij nuk do të jetë kushti themelor i bashkëpunimit me PD.
Godo u shpreh se, “ne do të kërkojmë që ky kod zgjedhor të ndryshojë, të ndryshojë ky sistem elektoral, sepse janë disa probleme të cilave nuk i jep dot përgjigje. Sepse një parti vjen me gjysmën e votave të Partisë Republikane dhe një cikë më pak”.
Godo tha se kemi vetëm një kusht të bëhen ligjet për pronat.
Në të djathtë, zhvillimet duken më optimiste kjo dhe për shkak të aleancave të reja që garantojnë një qeverisje të qëndrueshme. Godo thotë se bashkëpunimi PD-LSI ishte domosdoshmëri për të mënjanuar çdo krizë të mundshme në qeverisje.
“A mund të eci për një kohë të gjatë Berisha me Metën? Unë them që të dy kanë një provojë politike të gjatë disa vjeçare dhe dinë se si zhvillohen situatat dhe çfarë qëndrimi duhen të mbajnë. Ato vendosë të jenë së bashku besoj se do të dalin në fund, nëse jo do të jetë shumë keq për vendin. Ata e ndejnë peshën e përgjegjësisë që morën për të qeverisur”, shprehet Godo më tej.
Presidenti i Asamblesë së Partisë Republikane Sabri Godos flet dhe për zhvillimet në kampin rozë duke e konsideruar të domosdoshme dorëheqjen e kryetarit të PS Edi Rama si një hap, që ndjek logjikën e humbjes së zgjedhjeve.
Më tej Godo theksoi se, “Rama nuk pati sukses për të cilën deklaroi në fillim që do të bashkonte të majtën, por përkundrazi i thelloi krizën ndërmjet forcave të majta. Prandaj pati dhe këtë rezultat në zgjedhje, kur humbi dhe tani i takon të bëjë atë që pati thënë që në rast se humbet do të japë dorëheqje”.
Godo tha gjithashtu se PD-PR do të vijojnë bashkëpunimin në nivelin e qeverisjes qendrore. Negocimi me Partinë më të madhe, që qeveris vendin jo domosdoshmërish, do të përfshijë për diskutim Ministrinë e Shëndetësisë. Të hënën pasdite, PR do të përcaktojë më qartë detajet e këtij negocimin.

Kreu i PAA-së Lufter Xhuveli përshëndet marrëveshjen PD-LSI

Si pjesë e koalicionit “Alenaca e Ndryshimit”, Partia Agrare Ambientaliste përshëndet nëpërmjet kryetarit të kësaj partie, Lufter Xhuveli marrëveshjen mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për bashkëqeverisjen e vendit në 4 vitet e ardhshme.
Kryetari i kësaj partie, Lufter Xhuveli tha në një konferencë për shtyp se “realiteti politik, i krijuar pas zgjedhjeve të 28 qershorit, ka diktuar nevojën e një koalicioni të ri, me bazë më të gjerë”. 
Sipas tij, “kjo u konfirmua me ftesën që Kryeministri Sali Berisha i bëri LSI-së dhe pranimit të saj nga kryetari i kësaj force, Ilir Meta, për të qeverisur me koalicion të përbashkët me PD-në”. 
Duke shprehur bindjen se kjo është zgjidhja më e mirë në vazhdimin e reformave dhe për të ecur me ritme të shpejta në rrugën e integrimit evropian, Xhuveli tha se “arritja e marrëveshjes PD-LSI është një hap pozitiv në emancipimin e mëtejshëm të politikës shqiptare”. 
Ai shtoi se “PAA nuk pajtohet me qëndrimet konservatore të asaj pjese të politikës shqiptare, që në vend që të pranojë humbjen dhe të kontribuojë në kapërcimin e problemeve, kërkon të mbajë vendin të mbërthyer pas barrikadave politike”.
PAA është pjesë e koalicionit “Aleanca për ndryshim”, i drejtuar nga Partia Demokratike, koalicion, i cili sipas rezultateve paraprake të KQZ-së, ka fituar 71 mandate në zgjedhjet e 28 qershorit. Koalicioni “Bashkimi për ndryshim”, sipas rezultate paraprake të KQZ-së, ka fituar 65 mandate dhe koalicioni "Aleanca socialiste për integrim", i drejtuar nga LSI ka fituar 4 mandate.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›