E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama kërcënon me mosnjohje të zgjedhjeve nëse Berisha nuk i fal një deputet në Fier

Pas letrës së një muaji më parë pas një lloj kortezie që i shkroi kryeministrit Berisha, sot Edi Rama ka bërë një tjetër hap mbrapa. Ai ka kërcënuar në mosnjohje të zgjedhjeve nëse Partia Demokratike nuk i fal atij një deputet në Fier. Në një konferencë për shtyp ai deklaroi se PS-ja nuk do lejojë grabitjen e mandatit të nëntë në qarkun e Fierit. “Berisha të heqë dorë nga grabitja e mandatit të nëntë e PS-së në Fier, ose në të kundërt PS-ja nuk do njohë zgjedhjet”, tha ai. Sipas Ramës, ka pasur ndërhyrje në procesin zgjedhor të 28 qershorit dhe se rezultati ka deformime. “Ndaj ne do bëjmë gjithçka për të provuar këtë”, theksoi ai. Rama deklaroi se “Berishës duhet t’i vijë turp për masat që po merr në qarqet që ka fituar PS-ja duke larguar njerëz nga puna ende pa dalë rezultati”. Rama e ka bërë një deklarët të tillë pikërisht ditën kur ai duhet të jepte dorëhqjen nga posti i kryetarit të Partisë Socialiste. Pasi ka bërë zap të gjithë socialistët deri në atë pikë sa askush nuk e hap gojën, Rama me çmendurinë e tij mendon se mund të bëjë zap edhe shqiptarët.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›