E djathta me skeme bashkepunimi si ne 2005-en
E djathta duket se po përsërit skemën e bashkëpunimit elektoral të 2005-ës, me individë të aleatëve në listat e Partisë Demokratike.
Para 8 vitesh e tentuan dhe erdhën në pushtet, tani do të përpiqen të përsërisin fitoren e tretë.
Por ata ende nuk e dinë nëse kryetari Aleancës Sali Berisha do t’i thotë një po përfundimtare kësaj skeme. Kështu thanë përmes telefonit Nard Ndoka e Shpëtim Idrizi, e pohuan gjatë intervistës Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi. Të katërt përfliten si aleatët që do të zënë vend në listën e PD-së, njësoj si tre ish-deputetët socialistë.
Kanë besim tek mandati i tretë se e shohin veten si bashkim më të gjerë vlerash, por thonë se i ndihmon edhe Edi Rama.
Zgjidhja e çështjes së pronave sipas vendimeve të gjykatës së Strasburgut, dëmshërblimi i shpejtë i të përndjekurve politikë mbeten prioritet, sikundër politika e taksave të ulëta. Ndërsa kreu i LZHK-së projektet i ka edhe pa kosto.