Gruaja e pare ne listen e terroristeve me te kerkuar nga FBI

Xhoan Çesimard sot 65 vjeçare, ka qenë një anëtare e nivelit të lartë të ushtrisë së zezë për çlirimin, një degë e lëvizjes afro amerikane për të drejtat civile, Pantera e Zezë. Organizata e ekstremit të majtë në vitet 70 zgjodhi luftën e armatosur për të mbështetur të drejtat e njerëzve me ngjyrë. Në 2 maj të vitit 1973 gruaja me origjinë nga Kuinsi, së bashku me dy burra u ndalua në një kontroll rutinë nga ana e policisë. Pas një shkëmbimi zjarri një agjent policie 34 vjecar gjeti vdekjen. Çesimard u dënua në vitin 1977 me burgim të përjetshëm për vrasje, vjedhje me dhunë dhe krime të tjera. Por dy vejt më vonë arritit të arratisej nga burgu. Gjurmët e saj u rigjetën në Kubë në vitin 1984 ku kishet kërkuar azil politik. Sipas të dhënave të fundit nga FBI Çesimard ëshët ende aktive në Kubë ku ka mbajtur disa fjalime anti amerikane dhe ka kontakte me organizata terroriste. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kuba nuk kanë marrëveshje ekstradimi.