Berisha ne Lezhe Punesimi perparesia jone madhore
“Punësimi mbetet përparësia jonë më madhore.” Me këtë slogan kryeministri Sali Berisha ka nisur fjalën e tij në përurimin e rrugës Lezhë-Kala Lagjia Sheher, ku theksoi se qeveria e tij po bën gjithçka që në Shqipëri të gjenerohen sa më shumë vende pune.
“Ne nuk kënaqemi se është ulur 0.5 përqind papunësia, duhet të shndërrojmë Shqipërinë në gjenerues të vendeve të punës. Jemi i vetmi vend që heq çdo lloj takse, për të bërë që investitorët të bëhen më të guximshëm”, theksoi kryeministri.
Edhe këtu Berisha akuzoi alternativën e majtë si alternativë të rritjes së taksave, që sipas tij shkatërron vendet e punës dhe largon investitorët, ndërsa premtoi se në 4 vitet që vijnë do të ketë ulje të mëtejshme të taksave.
Gjatë fjalës së tij kryeminisitri Berisha e ka akuzuar opozitën edhe për bllokimin e statusit të vendit kandidat, duke bërë pazare jo në interes të qytetarëve.
“U bë gjithçka që të merrnim statusin, por u bë gjithçka nga ata që të mos votoheshin 3 ligjet, dhe tani e bënë ligjin si pallati në pajë. E bënë Pazar. Ne do i votojmë, por mbi ta do rëndojë akti më i papërgjegjshëm. Ata tregojnë se nuk kanë asnjë princip. Principi i tyre janë vetëm pazaret e vetëm pazaret, dhe jo interesat e qytetarit që me statusin e vendit kandidat do merrnim qindra miliona euro për investime. U tregua se ata bëjnë marrëveshje për interesa, por nuk kam cfarë të shtoj më, cilësimin më të bukur ua bëri z Majko, kur ua cilësoi, si marrëveshje të 1 prillit”, u shpreh më tej kryeministri.
Rikonstruksioni i rruges Memoriali i Skënderbeut - Kala – Lagje Shehër
Rruga Lezhe – Kala – Lagjia Sheher, në qytetin e Lezhës, ka gjatësi 3,1 km dhe vlerë investimi 195 milion lekë. Rruga, e cila sjell për banorët dhe turistët standarde moderne të infrastrukturës është financuar nga Qeveria Shqiptare, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Europiane e Investimeve. Ajo është 5 m e gjerë dhe është e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës, përfshirë trotuare, vendparkime, ndriçim publik, kanalizime, vepra arti, mure mbajtës etj. Rreth nje kilometër i kësaj rruge, në hyrje të Kalasë është shtruar me kalldrëm duke ruajtur traditën dhe historinë e këtij objekti. Ndërhyrja në këtë pjesë është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës dhe Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik. Ky segment rrugor nga i cila përfitojnë 23 mijë banorë është një investim mjaft i rëndësishëm, pasi bën të mundur lidhjen e lagjes më të vjetër të qytetit me Kalanë e njohur të Lezhës, por edhe me spitalin rajonal.