E do Botërorin e klubeve

Pasi e fitoi Botërorin dhe Evropianin me Spanjën, Ligën e Kampionëve me Chelsean, ish futbollisti i Atletico Madridit e do edhe Botërorin e klubeve, për ta kompletuar koleksionin e kupave në adresë të tij.
“A ka ndonjë njeri që nuk e merr këtë turne seriozisht ose nuk e mendon se është sikur një Botëror. Është për klube dhe të gjithë e synojnë atë. Në Evropë ndoshta nuk i japim shumë rëndësi dhe për dikë mund të jetë më pak i rëndësishëm, por unë mendoj ndryshe. Pra, ky nuk është pushim për ne, është Botëror. Është kënaqësi të jesh pjesë e tij dhe nëse e fiton, je kampion bote”, theksoi ‘El Nino’ për uebfaqen zyrtare të Chelseat..
Pas dështimit në Superkupën e Evropës, Torres shpreson që ekipi londinez të mos dëshpërohet sërish. Ai ndihet i zhgënjyer që Blues nuk arritën të kualifikohen në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, por ai dëshiron të shikojë përpara.