E dogjën me acid në fytyrë, vetëvritet ish-valltarja pakistaneze
LONDER-Një ish-valltare në Pakistan i ka dhënë fund jetës, një dekadë pas shpërfytyrimit që iu bë fytyrës së saj pas një sulmi me acid.
Fakhra Younus, 33 vjec i hodh nga kati i gjashtë i një godinë në Romë, Itali sepse nuk duronte dot faktin që ligji pakistanez nuk veproi kurrë në rastin e dhimbshëm të saj.
Trupi i saj u soll sot nga Italia në aeroportin e Karachi-t ku më të prekurit ishin familjarët.
Sulmi ndaj Fakhra-s u krye në maj të vitti 2000 teksa ajo flinte në shtëpinë e nënës së saj, kurse i dyshuar u mor ish-burri i saj, Bilal Khar.
Ndërsa Fakhra u përvëlua me acid, gjithë skena u zhvillua para syve të djalit të saj 5-vjecar.
Hunda e saj shkriu komplet dhe u deshën 39 ndërhyrje kirurgjikale që të rikthenin disi fytyrën e gruas, që dikur ishte shumë e bukur.
Pas ngjarjes ku askush nuk u dënua, nëna e një fëmije u largua në Romë me fëmijën e saj ku dhe vijoi dhe trajtimet mjekësore.
Por, më 17 Mars, ajo i dha fund jetës së saj duke u hedhur nga kati i 6-të i një ndërtese pas lënies së një shënimi ku citohej se, do të kryente vetëvrasje për shkak të heshtjes së ligjit në Pakistan.
Ish-burri Bilal Khar, ish-deputet dhe njekohesisht djali i një guvernatori të pasur pakistanez u arrestua dhe u lirua pas 5 muajsh nën preteksin se nuk kishte prova që e bënin fajtor.
Madje pasi mësoi vdekjen e ish-gruas, Khar u shpreh se ajo me siguri vrau veten se nuk kishte mjaftueshëm para dhe jo se vuante nga plagët e acidit.
Sulmet me acid janë mëse të zakonshëm në Pakistan. Më shumë se 8.500 raste me acid janë raportuar në Pakistan vetëm gjatë vitit 2011.
Por, edhe në rastet se gjendet fajtor, autori nuk dënohet me më shumë se 14 vjet burg.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: E dogjën me acid në fytyrë, vdes ish-valltarja pakistaneze