E Shtunë, 31 Tetor 2026

E drejta e autorit, Sequi: Situata në Shqipëri, kritike

Në Shqipëri vazhdon të lulëzojë pirateria. Duke vënë në dukje se të drejtat e autorit janë një nga 12 pikat e progres raportit, që Shqipëria duhet të përmbushë, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, shtoi se në këtë fushë janë dhenë shumë para, por situata mbetet akoma kritike.
 

Në të njëjtën linjë mbetet edhe ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumci, i cili deklaron se për të respektuar të drejtat e autorit duhet akoma edhe shumë punë.
 

E ndërsa drejtoresha e Zyrës SHqiptare të të Drejtave të Autorit, Nikoleta Gjordeni, bën thirrje për më shumë bashkëpunim ndërinstitucional.
 

Zyra Shqiptare e të Drejtave të Autorit, përmbylli një project, i cili financohej nga një fond i BE-së, prej 1.8 milion eurosh. Ky projekt kishte si qëllim forcimin e kapaciteteve operacionale, përafrimin ligjor me standartet e BE-së dhe ndërgjegjësimin mbi të drejtat e autorit.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›