E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Falja e gjakut” në SHBA

Festivali “Sundance Selects” ka marrë përsipër shpërndarjen e filmit në 40 kinema amerikane në Los Anxheles, Teksas, Florida e Çikago, ndërkohë që premiera do të jetë në Nju Jork.

Grupi i aktorëve nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria do të udhëtojnë për në kryeqytetin e botës në premierën që do të shfaqet atje.

Filmi, një prodhim shqiptaro-amerikan me regji të Xhoshua Marston, me skenar të tijin dhe të Andamion Muratajt, trajton historinë e një vrasjeje pas grindjes për një tokë dhe që çon në ngujimin e një familjeje. Ky zakon i vjetër që e detyron Nikun 17-vjeçar të ngujohet në shtëpi bashkë me meshkujt e tjerë të familjes, papritur ia përmbys të ardhmen atij.

Rrëfimi i familjes shqiptare, që izolohet për shkak të gjakmarrjes, ka shëtitur pak kohë më parë edhe në Holandë. “Falja e gjakut” është vlerësuar me “Ariun  e Argjendtë” në Berlin, Çmimin Special të Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hemptons të Nju Jorkut, për skenarin më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Çikago etj.

Pas filmit “Amnistia” të Bujar Alimanit, ky është një tjetër histori shqiptare që projektohet në kinematë amerikane.
/Start/

                                                                                             2012-02-15 13:47
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›