Amerika zbulon Danten përmes Beninjit
Në fund të spektaklit, që për Nju Jorkun ishte shumë i veçantë, komiku italian tha: "Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme. M‘u duk sikur isha në Frosinone. M‘u duk sikur isha në një vend të çfarëdoshëm të Italisë". Nga të gjithë të pranishmit u kuptua se Roberto Beninji u kënaq shumë dhe u emocionua po aq shumë. Publiku njujorkez e vlerësoi dhe e duartrokiti me ngrohtësi të veçantë.
Se sa mund të kenë kuptuar nga anglishtja e Beninjit amerikanët anglofonë (më të paktët në sallë), italo-amerikanë (pjesa dërrmuese e publikut), apo italianët italianë (një prani e bollshme), nuk mund të thuhet me saktësi nga askush, por kjo pak rëndësi ka. Fakti është që të pranishmit në sallë dëgjuan ndonjë zë i cili kërkonte që vargjet e Dantes të recitoheshin nga Beninji në italisht. Ndoshta do të ishte shumë më mirë se në anglishten disi çalamane të komikut. Por artisti i madh italian kishte vendosur t‘ia përçonte publikut njujorkez fjalët e Dantes përmes asaj që mund të konsiderohej një gjuhë e paeksploruar nga askush më parë.
"As unë vetë nuk e kuptoj atë që them", vërejti duke qeshur. Por rezultati ishte se sidoqoftë publiku i pranishëm përsëri u përfshi i tëri nga magjia e artistit italian: kulturë e lashtë, nga një vend me traditë të shkëlqyer artistike, një përzierje e parezistueshme për banorët e Manhatanit.
Rreth 2 mijë të pranishmit që paguan nga 50 deri në 90 dollarë biletën, thjesht donin që të mos e humbitnin këtë rast të rrallë: dhe në bazë të kombësisë e opinioneve personale, donin veç të shihnin në skenë fituesin e çmimit "Oskar", të dëgjonin diçka nga repertori antiberluskonian, t‘ia drejtonin duartrokitjet në skenë dhe jo përmes një ekrani televiziv.
Dhe ai nuk zhgënjeu askënd. Një delir i vërtetë shpërtheu në çastin kur aktori u shfaq në skenë, me këmishë të bardhë të zbërthyer e me kostum serioz ngjyrë gri. Në sfond dëgjohej një muzikë cirku, e shoqëruar nga duartrokitjet e forta të adhuruesve të tij më të zjarrtë. Nuk është një komik që ka nevojë për shumë fytyra për të kënaqur njerëzit, apo më mirë akoma për t‘i bërë të shkulen nga të qeshurit, por mund të konsiderohet një Arlekin që i mjaftojnë vetëm dy padronë. I pari, Berluskoni, mbi të cilin shkarkon gjithë forcën e vet satirizuese; tjetri, Dantja, i cili duhet interpretuar, recituar, i duhet rrëfyer publikut. Për të dy kishte rezervuar ato interpretimet që di t‘i vërë në skenë veç ai.
Që në gjysmë orën e parë të shfaqjes ia doli ta ngrinte më këmbë publikun duke u përqendruar te "padroni" modern, Kryeministri italian Silvio Berluskoni. Aktualiteti hyri në skenar me gjithë mprehtësinë e vet: "Silvio don‘t do it, non farlo! (Silvio, mos e bëj këtë). Me minorenet është e jashtëligjshme". Batuta u pasua nga një paralelizëm me Klintonin: "Billi në fillim u betua se nuk kishte bërë seks me Monika Levinskin dhe në fund e pranoi, Silvio bën të kundërtën".
Më pas erdhi leksioni mbi Danten. Por dalja nga skena e Robertos (thuajse i ngashëryer) në fund të Këngës së Fundit të Ferrit (ajo e Paolos dhe Françeskës "dhe rashë siç bie një trup pa jetë") nuk ngjalli te publiku entuziazmin e pjesës së parë të shfaqjes. Por duket se edhe nga vetë Beninji pritej që kuturisja e tij e sofistikuar në botën e Dantes të mos krijonte te publiku entuziazmin e 30 minutave të para të shfaqjes. "Nisa ta përgatis ‘Komedinë Hyjnore‘ kur Silvio humbi zgjedhjet dhe mbeta pa punë", tha duke shkaktuar menjëherë të qeshura të forta në publik. Fakti që pranoi se bënte satirë në sens unik nuk kishte si të pritej keq nga publiku i përbërë më së shumti nga italo-amerikanë: komikët e orëve të vona të televizioneve amerikane kanë mbetur jetimë që në çastin kur Xhorxh Bushi nuk gjendet më në Shtëpinë e Bardhë.
Shfaqja e titulluar "Benigni Tutto Dante" ishte pritur mjaft ngrohtë të martën e javës së shkuar në San Francisko, që përbënte edhe etapën e parë të turit të tij amerikanoverior. Të shtunën e shkuar, gjatë shfaqjes për të cilën po flasim, mbushi plot e përplot sallën në Manhatan (të pranishëm ishin edhe emra të mëdhenj të artit amerikan si: Izabela Roselini, Elvis Kostelo, Lu Rid, Stiv Bushemi dhe Xhim Xharmush), duke u ndjerë edhe vetë nën pushtetin e plotë të emocioneve të forta.
Turneu i Roberto Beninjit nisi me shumë sukses të martën e javës së shkuar në "Davies Symphony Hall" të San Franciskos. Ndërsa iu paraqit publikut me këto fjalë: "Nuk jam intelektual. Jam një showmen që merret me spektakël e komedi. Anglishtja ime nuk është kushedi çfarë, por me këtë punë merret Dantja". Dhe për kritikët rezultati i deritanishëm është më se i kënaqshëm, duke parë veçanërisht duartrokitjet e stërzgjatura në fund të dy shfaqjeve të para në San Francisko e në Manhatan. Pardje dhe dje u shfaq përpara publikut kanadez në Montreal, të dielën do të jetë në Toronto, më datë 10 do të jetë në Kebek, ndërsa më 12, para se të kthehet në Itali, do të dalë përpara publikut në Çikago.