E fusin në burg pasi përdhunohet nga kushëriri i burrit

Gulnazi bashke me vajzen e saj ne burg
Një grua në Afganistan, e përdhunuar nga kushëriri i të shoqit, po përballet me një dramë të tmerrshme- të martohet me të ose të kalojë 12 vitet e ardhshme në burg.
Gulnaz ishte vetëm 19 vjeç kur u dënua nga një gjykatë për adulteri, edhe pse ajo tentoi të parandalonte sulmin. Tani ajo është në burg duke vuajtur dënimin bashkë me fëmijën e dalë nga përdhunimi.
Asaj i është dhënë tani një opsion, që shumë gra do e cilësonin të paimagjinueshëm- të nisë një jetë të re me burrin që e përdhunoi.
E akoma më e pabesueshme, ajo thotë se dëshiron ta bëjë një gjë të tillë. Ajo thotë se kjo është e vetmja mënyrë për të rikthyer nderin në vend e për të dalë nga burgu.
Ajo rikujton për CNN momentin kur u përdhunua. Ai hyri brenda në kohën kur mamaja ime kishte ikur për vizitë në spital. Mbylli derën dhe dritaren. Nisa të ulëras. Më vuri dorën tek goja me forcë, thotë ajo.
Pas sulmit, ajo nuk tregoi gjë, por ngadalë nisën ti shfaqen problemet e shtatzanisë. Në vend të kujdesit, mori thjesht një hetim të shpejtë dhe e plasën në burg.