Spikerja ruse nxjerr gishtin e mesit kur përmend Obamën
Një gazetare ruse, Tatjana Limanova, nga televizioni privat REN TV, bëri një gjest ofendues kur përmendi emrin e presidentit amerikan, Barak Obama. Limanova, një gazetare e njohur dhe fituese çmimesh, po lexonte një informacion në lidhje me konferencën e Bashkëpunimit Ekonomik Azi- Paqësor kur nxori gishtin e mesit pikërisht në momentin kur përmendi emrin e Obamës.
Ajo po lexonte pjesën ku flitej se si presidenti rus, Dimtri Medvedev do të marrë kreun e konferencës. Por kur lexoi pjesën se më parë ky post ishte mbajtur nga Obama, ajo ngriti krahun dhe nxori gishtin e mesit.
Stacioni nuk ka preferuar të komentojë. Megjithatë mendohet se ajo kishte menduar se nuk ishte në transmetim. REN TV e ka hequr videon nga transmetimi në YouTube. Ky televizion njihet si liberal në Rusi, ku mediat kontrollohet në shumicë nga qeveria.

